web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri belg Michel: Belgjika nuk ka ende një përgjigje të sigurt për hapjen e negociatave, por...

23 Prill 2018, 15:03, Aktualitet CNA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka pritur në një takim zyrtar në kryeministrin belg, Charles Michel, ku pas takimit mes tyre kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët për mediet.

Në fjalën e tij, Kryeministri belg është shprehur se në takimin dypalësh është folur për vendosmëri për të punuar së bashku në të gjitha fushata, në planin politik, diplomatik etj.

Sipas Michel, një pikë e rëndësishme e bisedimeve është ajo e çështjes së emigrantëve, ku Michel, tha: “Partneriteti në fushën e emigracionit është shumë i rëndësishme. Do të kemi një partneritet të përbashkët edhe në fushën e emigracionit, për parandalimin e emigracionit në mënyrë ilegale. Belgjika është e bindur se Shqipëria është një vend i sigurt”.

Sipas tij “Gjatë takimit identifikuam mundësi investimi konkrete dhe të dy palët do të punojnë për investimet”.

Më tej kreu i qeverisë belge tha se Belgjika nuk është ende e sigurt nëse do të hapen apo jo negociatat me Shqipërinë, ndonëse ai pranoi se janë bërë përparime e përpjekje të qenësishme.

I pyetur rreth dyshimit lidhur me hapjen e negociatave, ai tha: “Vizita ime këtu nuk është rastësore, por përgjigjja do të jepet pas bisedimeve me vendet e BE, por në tryezë do të jap një mesazh vullneti dhe një mbështetje të përpjekjeve. Do përpiqem të ruaj një marrëdhënie të mirë dhe të takohemi sa më shpesh me kryeministrin Rama.” /CNA.al





Lajmet e fundit nga