Ftillohu o shqiptar i gjorë
Nga: Prof. Dr. Arben ManasterliuTi o shqiptar me zemrën plot...
Nga Enrik Braho
*Ditën e djeshme Komisioni Europian rekomandoi që BE-ja të fillojë bisedimet për anëtarësimin me Shqipërinë, ndërsa në qershor pritet që të shprehet Këshilli lidhur me këtë rekomandim.
Por ky ishte një ndër hapat e parë të një rruge të gjatë e cila përfundon me ditën e shumëpritur, e cila mund të jetë në një të ardhme të largët, ditën kur shteti Shqiptar të hyjë zyrtarisht në BE. Një ëndërr dhe dëshirë e Kombit Shqiptar, sidomos e rinisë së saj. Por që një ëndërr dhe dëshirë të realizohet duhet shumë punë dhe sakrificë.
Sot, më shumë se kushdo tjetër, futjen në BE e kërkon rinia shqiptare. Futja në BE i përket të ardhmes dhe “e ardhmja është e rinisë” një thirrje të cilën e dëgjojmë shpesh nga politikanë, media dhe organe të ndryshme, por rinia shqiptare duhet të dëgjojë dhe thirrjen nga një i ri shqiptar “koha është te unë dhe vendi më është lënë amanet mua” e cila nënkupton se sot rinia duhet të fillojë ta përgatisë të ardhmen dhe se ajo është amanet për të. Më shumë se e ardhmja është e sotmja. Duke u inkuadruar në të tashmen, bëhet e ardhmja e vendit. Rinia shqiptare duhet të kuptojë se luan një rol të rëndësishëm për futjen në BE. Fati i Shqipërisë mund të ndryshojë nga rinia.
Rini, kjo fjalë e cila nënkupton persona energjik, të vullnetshëm, të guximshëm pozitivë, fitues, të gëzueshëm, persona me një qëllim në jetë me plot ëndrra dhe dëshira. Por nëse do të përballesh me rininë shqiptare zhgënjimi do të jetë i pashmangshëm, teksa do të shohësh një rini rrjetesh sociale, kafenesh dhe bastesh sportivë. Ëndrra dhe dëshira e vetme e kësaj rinie është largimi nga atdheu, ku vitet e fundit numri i largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre është i përafërt me atë të sirianëve të cilët jetojnë në një vend lufte. Pesimizmi është sëmundja më e madhe që e ka prekur këtë rini.
Çdo i ri shqiptar që kërkon futjen në BE duhet t’i drejtojë disa pyetje vetes dhe të ndërgjegjësohet: A ka shteti Shqiptar një rini të duhur për t’u bërë një vend anëtar i BE-së? A pranon BE-ja të bëjë pjesë të saj një vend i cili ka një numër të madh kafenesh dhe bastesh sportivë dhe një numër të madh të rinjsh të papunë? A Pranon BE-ja të bëjë pjesë të saj një rini e cila nuk proteston për të kërkuar më mirë për të dhe për vendin e saj?
Rinia shqiptare e cila kërkon futjen e vendit të saj në BE duhet të ndryshojë. Duhet të fillojë të ndiejë sadopak ndjenjën e patriotizmit dhe të fillojë të punojë edhe në vendin e saj jo vetëm në vend të huaj, pavarësisht se të ardhurat janë më të vogla. Duhet të ngrejë zërin e saj duke protestuar nëpër sheshe, duke protestuar për të drejtat e saj dhe jo duke krijuar një ngjarje proteste në rrjetet sociale. Duhet të kuptojë se për të mirën e vendit të tij nuk duhet të bëhet bashkë me këtë politikë të korruptuar por t’i dalë kundra saj. Një i ri shqiptar sot duhet të fillojë të studiojë dhe të arsimohet duke u bërë tamam në kuptimin e mirëfilltë të fjalës student dhe jo duke qenë një “parazit” në shkollë.
Është shumë e lehtë për t’ia hedhur fajin dikujt tjetër por rinia shqiptare duhet të shikojë në radhë të parë fajin tek vetja e saj. Vërtet shteti shqiptar ka shumë të rinj të papunë por çfarë po bën rinia sot kundër qeveris që nuk po hap vende të reja pune? Sot Shqipëria ka një nivel të lartë korrupsioni dhe rinia është kundra kësaj por çfarë po bën për ta luftuar këtë fenomen? Zgjedhin rrugën më të lehtë, largimin nga atdheu.
Rinia shqiptare e ka dëshmuar një herë se mund të ndryshojë fatet e vednit të saj kur në vitin 1991 rrëzoi sistemin diktatorial. Mund të jetë pikërisht kjo rini e cila mund ta fut shtetin shqiptar në rrugën e duhur për t’u anëtarësuar në BE.
Të gjitha ndryshimet që u përmendën më lart duhet t’i bëjë çdo i ri shqiptar në qoftë se do të mirën e Shqipërisë pasi nata nuk mund të ndriçohet vetëm me disa yje./CNA.al
Nga: Prof. Dr. Arben ManasterliuTi o shqiptar me zemrën plot...
Nga Frrok VukajShënime gjatë një vizite në Greqi.Pas vizitës...
Nga Ilir LEVONJA*A është presidenti jonë i korruptuar?O Zot ...
Një Komb të gjallë dhe të vdekur apel Sulltan Ramës Jo më k...
Shikoheni se çfarë po kërkohet nga Sali Berisha dhe tabori i...
Sot është përvjetori i 50-të i vrasjes së njeriut që e bëri ...
Nga Ilirjan BlloshmiMaskarenj!Qe ta sqarojme nje here e mire...
Edi Rama ia doli mbanë të bëjë atë që opozita shqiptare kish...
Jam i detyruar te bëj këtë dekleratë për mbarë opinionin pub...
Prej së shtunës, kur disa qindra kuksianë të revoltuar i vun...
Me afrimin e përvjetorit të pushimit fashist të 7 prillit 19...
Nga Enkel Demi*Sot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e pë...
Prof. Dr. Arben ManasterliuDikur ishte i zgjuar ai apo ajo q...
Nga Ilir Levonja*Të paktën për ne shqiptarët duhet të ishte ...
Nga Mero BazeMbi paaftësinë e Lulzim Bashës nuk ka më debat....
Nga Roland Qafoku*I implikuar direkt në 10 vrasje. I akuzuar...
Kur pushtetet çmenden prodhojnë fabula që nuk i besojnë veçs...
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërt...
Nga Enkel DEMI* Te filmi “Nëntori i dytë”, një fshatar, ku k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...