web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Tregjet nuk përfshihen në TVSH"/ Zyrtari i lartë nxjerr bllof kryeministrin Rama

10 Prill 2018, 19:20, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një zyrtari të lartë tatimor, që sipas të cilit Rama po gënjen kur thotë se për tregjet nuk do të TVSH.

Berisha shkruan:

“Biznesi sot i dha grusht te forte turinjve piktorit deshtak pa te mbathura. Ai si shpetim zgjedh mashtrimin!

Zyrtari i larte tatimor e pergenjeshtron
si mashtrim deklaraten e tij se tregjet nuk do kene TVSH.
Nderkohe qe, ne vendimin e qeverise te azhornuar, ata do jene ne TVSH ne rastin e mbi 2 milione. Ne vendim (shif nenin 11), jane perjashtuar vetem profesionet e lira, te cilat nuk kane prag TVSH, bujqesia qe e ka 5 milion pragun dhe hotelet me pese yje do ta kene vetem 6%.

Ndaj ju bej thirrje te gjitha bizneseve te vogla ne tregjet e vendit dhe jashte tyre, pas grushtit qe i dhane sot kryeministrit pa te mbathura te vazhdojne betejen deri ne fitoren e tyre te plote!”

Në mesazhin e zyrtarit të lartë thuhet:

?Doktor, Rama mashtron ne postimin e tij ne fb, pasi tregjet qe mbyllen sot qepenat nuk jane te perjashtuara nga TVSH-ja. Ato do jene ne TVSH ne rast te xhiros mbi 2mln leke.
Po ju dergoj nenin perkates(11)te VKM-se se azhornuar
Ne kete nen vihet re se trajtim ndryshe kane profesionet e lira (qe skane fare prag tvsh),
Bujqesia qe e ka 5 mln, dhe
Paketa qe miratuan per hotelerite e luksit (6% tvsh)? /CNA.al





Lajmet e fundit nga