Sulmi mbi Kuvendin/ Dëshmon kryeparlamentari Talat Xhaferi
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, shqiptari Talat Xhaferi, ...
Kryetari i Partisë së Lëvizjes së Legalitetit, Sulejman Gjana, në një postim në rrjetet sociale, shkruan për pushtimin e vendit më 7 Prill 1939, ndërsa ka treguar dhe disa pikëpyetje të reja.
Gjana ka thënë se i ka dërguar një letër Ambasadës Italiane në Tiranë duke i kërkuar informacion lidhur me pagesën e dëmshpërblimit, por që nuk ka marrë një përgjigje.
Ai është shprehur se institucionet publike fshehin një enigmë, kundër detyrës së informimit që e kanë për detyrë.
Postimi i plotë:
Traktati i Paqes i 10 shkurtit 1947 njihet shumë pak nga historiografia zyrtare në Shqipëri, për të mos thënë që nuk është përmendur fare. Ky Traktat sanksionon Italinë si agresore ndaj Shqipërisë, dhe në saj të tij Italia detyrohet t?i paguajë Shqipërisë një shumë prej 5 milion dollarësh, e barabartë sot me 55.827.578,48 USD.
Para 4 vitësh, në emër të Partisë Lëvizja e Legalitetit, i dërgova një letër zyrtare Ambasadës Italiane në Tiranë duke i kërkuar informacion lidhur me pagesën e dëmshpërblimit (kur i është paguar shtetit shqiptar ajo shumë, cilit institucion, në çfarë forme,?) por asnjëherë nuk morëm përgjigje. Nga ana e tyre, disa zyrtarë të Bankës së Shtetit dhe Ministrisë së Financave nuk ishin në gjendje të na informojnë ose ndoshta nuk dëshironin të hidhet dritë mbi këtë çështje.
Ndaj dhe natyrshëm , pas kësaj enigme ?private? për një çështje që fshehin institucionet publike, përkundër detyrës ligjore, asaj të drejtës së informimit, mendoj se është detyrë e tyre që ta sqarojnë publikisht këtë pikë.
Pyetjet që lindin janë:
1- Në interes të cilës palë është mospërmendja e Traktatit të Paqes me Italinë ?
2- Nëse Italia pranon të qënit shtet agresor, atëherë a nuk do të thotë kjo se ?shitja e atdheut? dhe ?agresioni ? janë dy çështje të ndryshme politiko-juridiko-historike ?
3- Pse qasja e historiografisë zyrtare deri më sot, ndaj pushtimit të Shqipërisë me 7 prill 1939, ka qënë dhe është pikërisht në trajtat më bolshevike të mundshme ? bardh a zi – dhe duke e fajësuar Mbretin Zog me turlilloj akuzash banale ?
Shpjegimi i fakteve historike nën optikën bolshevike ka qënë dhe mbetet qartazi një fshehje e historisë, dhe kjo për të legjitimuar totalitarizmin gjakatar sllavo-komunist. Sigurisht për ata që u hierarkuan nga diktatura, përfituan dhe vazhdojnë të përfitojnë prej saj dhe pushtetit, gënjestra e përsëritur përbën legjitimim, ndaj dhe mendimi dhe dokumenti ndryshe është herezi.
Disa pika të cilat do të mund t?i nxirrnim pas leximit të tekstit të Traktatit janë:
Çka ishte vendosur dhe pranuar në atë traktat ?
1- Në pikën e parë të këtij Traktati thuhet : ?Duke konsideruar se Italia, nën regjimin fashist, është bërë një nga palët nënshkruese të paktit trepalësh me Gjermaninë dhe Japoninë, ka ndërmarrë një luftë agresioni dhe nga ky fakt ka provokuar një gjendje lufte me të gjitha Fuqitë Aleate dhe të Asociuara si dhe me kombe të tjera të bashkuar, dhe mban pjesën e saj të përgjegjësisë në këtë luftë?…
Pra, Italia e njeh dhe e pranon vet agresionin e vet ndaj Shqipërisë.
2- Artikulli 31 i këtij Traktati thekson se: “Italia njeh se të gjitha marrëveshjet dhe rregullimet e bëra ndërmjet Italisë dhe autoritetet e vendosura në Shqiperi nga Italia ndërmjet 7 prillit 1939 dhe 3 shtatorit 1943, jane nul dhe inekzistente” (anglisht : null and void).
Pra, Fuqitë Aleate dhe të Asociuara juridikisht nuk e njohin pushtimin e Shqipërisë dhe nëse nuk do të kishin vendosur ndryshe në Jalta, rendi kushtetues dhe juridik ekzistues para LDB do të ishte rivendosur legjitimisht (legalisht) në Shqipëri.
3- Artikujt 27 deri 32 të këtij Traktati kanë të bëjnë me çështjet territoriale me Shqipërinë ku ?Italia e njeh dhe angazhohet që të respektojë sovranitetin dhe pavarësinë e Shtetit Shqiptar? (Art. 27).
Pra, Italia heq dorë nga çdo pretendim dhe kthehet në gjendjen e para pushtimit në raport me Shqipërinë.
4- Në pjesën IV të këtij Traktati trajtohen dëmshpërblimet dhe në Artikulin 74 pika B shënohet se ?Italia do tu paguaje shpërblime shteteve që vijojnë :
Shqipërisë : për një vlerë prej 5.000.000 dollar të SHBA-ve?.
Pra, duke pranuar agresionin e vet ndaj Shqipërisë, Italia dënohet më i pagu vendit tonë një dëmshpërblim.
Sipas një vlerësimi aktual të kësaj shume duke marrë parasysh vetem inflacionin (pa asnjë investim në tregjet financiare apo monetare) kjo shumë është e barabartë sot (pra në vitin 2018) me 55.827.578,48 USD.
Si konkluzion: me këtë Traktat vërtetohet dhe pranohet nga Fuqitë Aleate dhe të Asociuara si dhe nga Italia, se:
Përkundrejt faktit që në bazë të këtij traktati bie poshtë gjithë propaganda e regjimit komunist dhe e sharlatanëve të sotshëm që na serviren si historianë, pyetja që vijon është : ku janë arkëtuar 5.000.000 dollarët (ose 55.827.578,48 USD me vlerën aktuale) e marra nga Italia si dëmshpërblim për agresionin e 7 prillit 1939? /CNA.al
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, shqiptari Talat Xhaferi, ...
Një atentat me armë është regjistruar pak minuta më parë në ...
Partia Demokratike do të mbledhë këtë javë Kryesinë dhe Kuve...
Një ngjarje e rënde raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet,...
Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, disa biznese...
Partia Demkratike do të mbledhë këtë javë Kryesinë dhe Kuven...
Edhe pse u paralajmërua, pakoja e ligjeve për reformat në gj...
Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një urdhër ndaj Flotës...
Lulzim Basha tërhiqet nga hapi i tij “i çmendur” për të zhvi...
Objekti i Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisëm sikurse ke...
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, njëherësh kryetar...
Janë tre lëvizje, reforma apo aksione të qeverisë Berisha ng...
Shtypi i shkruar serb është zgjuar këtë të martë i gjithi me...
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia në 7 prill 1939 shënoi fund...
Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias nis një turne diplomati...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetarja...
Mjekët dhe specialistët e rinj edhe më tej e presin pagën e ...
Bashkësia e komunave serbe do të formohet në përputhje me li...
Një i ri 28-vjeçar është gjetur i varur në një pemë në fshat...
Në dallim, prej kryeprlamentarit Talat Xhaferi, i cili ka nj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...