web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha dështon protestën e radhës

10 Prill 2018, 09:44, Aktualitet CNA

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, disa biznese të vogla sot kanë mbyllur qepenat për 1 orë në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH.

Por po të hyrje të tregut në Tiranë mund të kishte shumë qepena të mbyllur, por dhe shumë të tjerë që qëndronin hapur dhe vijonin normalisht aktivitetin e tyre.

Ata që shërbenin dhe tregëtonin ende, protestën e quanin një akt politik, megjithëse ishin dakort se kishte një rritje taksash.

Në të gjitha tregjet e Tiranës dhe kudo nëpër Shqipëri disa qepena ishin hapur dhe disa mbylur. Edhe kjo tregonte një ndasi politike dhe reagimin e njerëzve kur partitë futin hundët dhe ngatërrohen duke dashur të marrin rolin e drejtuesit të protestës këtë herë të biznesit.

Ashtu siç ndodhi edhe me rrugen e Kombit, Lulzim Basha edhe këtë herë shërbeu si ?zjarrfikëse? e urrejtjes popullore ndaj Ramës.

Ndërkohë që në treg disa dyqane kanë mbyllur vërtetë qepenat, në qytetin e Tiranës dhe në qytetet e tjera të gjitha dyqanet vijojnë normalisht aktivitetin.

Nëse Basha dhe të tijtë do kishin qëndruar larg, protesta do kishte qënë edhe më e madhe dhe me më shumë mbështetje./ CNA.al





Lajmet e fundit nga