web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha i përgjigjet sulmit të Berishës: E kuptova mesazhin Bac, por...

7 Shkurt 2018, 16:32, Aktualitet CNA

Menjëherë pas sulmit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar gazetari investigativ Artan Hoxha.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Artan Hoxha, ka ironizuar me ish-kryeministrin Berisha, i cili e quante mashtrues dhe sharlatan, ndërsa shkruan se koha e konsumuar, për t’i kushtuar postimin atij, është reklamë për të.

“Heuuuu breee, doktori paska shkruajtur statusin me te gjate te jetes se vet, dhe ma ka dedikuar mua personalisht. Rrofsh per reklamen Doktor, edhe per kohen e gjate qe paske konsumuar per tu marre me mua. E shoh qe Opinioni i djeshem te paske djeg keq, nuk eshte faji Bac, tjeterkund shikoi fajtoret.”, – shkruan Artan Hoxha.

Gazetari shkruan se e kupton se cili është mesazhi që ka dashur t’i japë me një postim të tillë.

“E kuptova qarte mesazhin e koduar qe me cove. Po me thua te mos e kaloj vijen e kuqe…Doktor para pak ditesh nga faqja jote shperndave kopertinen e Revistes Stern ku shkruheshin plot 12 faqe per trafikun e narkotikeve, edhe per ate rast faleminderit. Edhe aty une isha doktor…”, – shkruan Hoxha.

Në përmbyllje të qëndrimit të tij, Hoxha shkruan:

“Kaq sa per tani sepse jam duke ecur ne kembe neper shi Doktor, se nuk kam as eskorte dhe as truproje si ti, prandaj nuk kam mundesi te te shkruaj me gjate…” /CNA.al





Lajmet e fundit nga