Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar ashpër emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, dhe gazetarin Artan Hoxha, lidhur me debatin e mbrëmjes së kaluar, rreth arrestimit të ish-Drejtorëve të përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ndonëse prania në studio edhe e avokatit Neshan Fana, përfaqësues i ish-drejtorit Andi Toma, mendohej se do të bënte që aty të bëhej transparencë, por sipas Berishës kjo nuk ndodhi. Berisha shprehet se debati nga tema për të cilën ishin ftuar analistët dhe jo vetëm, u kthye në shërbim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ndodhet nën hetim. Më tej ai sulmoi ashpër gazetarin e kronikës Artan Hoxha, të cilin e ironizon duke thënë se ishte përfaqësues i prokurorisë, me urdhër të Edi Ramës.
“Une po ndiqja debatin per te arrestuarit e fundit, drejtues te rrugve te te dy qeverive. Duhet thene qe ne fillim se skenari i debatit ishte i ekuilibruar, moderatori kishte ftuar aty, mendoj une, siç duhet akuzen, prokurorine, e cila kishte zgjedhur te perfaqesohej duke i dorezuar, me urdher te kryeprokurorit Rama, dosjen sekrete te hetimit nje njeriu qe paguhet nga tre grupe kriminale, dhe si hjekes eshte peng i vrasjes se deshmitarit te tij.
Sqaroj ketu se vetem nje jave pasi i mori deshmine nje te riu ai u ekzekutua, dhe ky i quajtur mender gazetar, si per te justifikuar apo bere te parendesishme jeten e nje njeriu, perdhos per se vdekuri viktimen e tij duke thene se edhe ai i ri ishte i malavites (dmth pune e madhe se u vra). Por me kete rast dua ti perseris edhe njehere sharlatanit Artan Hoxha, qe trillon se fundi se mbrohet nga CIA, se deri sa te gjeje vrasesin e te ndjerit, deshmitarit, ai dhe vetem ai eshte i dyshuari nr 1 si hjekes, vrasjes se tij.”, – shkruan Berisha.
Në shkrimin e tij, Berisha shprehet se mbrëmë “Opinion” u përdor për të manipuluar të vërtetat, ndrsa shtoi se me “Fake News” shtohet korrupsioni dhe terri.
Postimi i plotë:
Saimir Trafiku vodhi mbreme debatin!
Te dashur miq, ministri me akuzen me te rende keto 27 vite pluralizem, Saimir Tahiri ka qene keto muaj dhe shqiptari me i pranishem ne lajmet e mediave, ne studiot televizive por edhe ne mediat nderkombetare. Kjo fushate e Saimir Trafikut pati dhe viktimat e tij, si largimin nga puna te ndonje drejtuesi kryesor emisioni, nen pretekstin se u pagua 200 mije euro nga Saimir Trafiku per t?i bere atij tualetin televiziv.
Shkaku i kesaj mbipranie eshte plotesisht e kuptueshme dhe nuk kam asgje me kete çeshtje. Por mbiprania e tij mbreme ne ?Opinion? ishte neveri, vetem neveri.
Une po ndiqja debatin per te arrestuarit e fundit, drejtues te rrugve te te dy qeverive. Duhet thene qe ne fillim se skenari i debatit ishte i ekuilibruar, moderatori kishte ftuar aty, mendoj une, siç duhet akuzen, prokurorine, e cila kishte zgjedhur te perfaqesohej duke i dorezuar, me urdher te kryeprokurorit Rama, dosjen sekrete te hetimit nje njeriu qe paguhet nga tre grupe kriminale, dhe si hjekes eshte peng i vrasjes se deshmitarit te tij.
Sqaroj ketu se vetem nje jave pasi i mori deshmine nje te riu ai u ekzekutua, dhe ky i quajtur mender gazetar, si per te justifikuar apo bere te parendesishme jeten e nje njeriu, perdhos per se vdekuri viktimen e tij duke thene se edhe ai i ri ishte i malavites (dmth pune e madhe se u vra). Por me kete rast dua ti perseris edhe njehere sharlatanit Artan Hoxha, qe trillon se fundi se mbrohet nga CIA, se deri sa te gjeje vrasesin e te ndjerit, deshmitarit, ai dhe vetem ai eshte i dyshuari nr 1 si hjekes, vrasjes se tij.
Pavaresisht nga kjo, ky njeri del ne çdo studio televizive duke vjelle lajme te rreme per çdo gje, dhe qe te gjitha sipas urdherit te atyre qe e kane peng ose e paguajne, dhe moderatoret fatkeqesisht vetem sa nuk i thone sharlatanit, qe ne cdo fjale nxjerr nje genjeshter, se pa ty ne nuk bejme dot!
Nga ana tjeter, ne ?Opinion?-in e mbremshem perfaqesohej edhe mbrojtja e te arrestuarve, direkt me Neshat Fanen, avokatin e njerit prej tyre, Andi Tomes, sikunder normal, aty kishte edhe perfaqesues te qendrimit proqeveritar por dhe te tjere te mendimit ligjor apo te themi edhe opozitar, etj…
Mendova se qellimi i ketij debati ishte transparenca e arrestimeve, e veprave penale te te arrestuarve. Mirepo fatkeqesisht u gabova.
Debatuesit ishin vetem gure shahu ne fushe, por mbreti dhe njeriu qe vodhi emisionin ishte Saimir Trafiku, qe nuk ndodhej fizikisht fare ne studio. Misteri i emisionit!!?
Keshtu, papritmas, sapo z. Artan Hoxha, njeri me sens dhe njohuri juridike te admirueshme deklaroi se Andi Toma eshte arrestuar ne kundershtim me te gjitha kushtet ligjore te arrestimit, ne ?Opinion? rane maskat, apo si te thuash mbiu aty Saimir Trafiku.
Menjehere perfaqesuesi i prokurorise u hodh e bertiti Eureka! Ai leshoi ne studio lajmin e rreme te parafabrikuar dhe per te cilin ishte aty! ?Ti perdore dy standarte, dy standarte? -, i tha ai Artan Hoxhes, – ?sepse e njejta prokurore qe kerkoi arrestimin e Saimir Tahirit, po e njejta prokurore e krimeve te renda ka arrestuar edhe Andi Tomen?. ?Por ju atehere ishit dakord per motive politike kurse tani po per motive politike nuk jeni? -, bertiste ai duke prekur xhepat, duket e kishte porositur Saje te bente ate xhest.
Ky mashtrues ordiner mashtronte qytetaret, pavaresisht se kishte ne dore dosjen qe tregonte se Andi Toma ishte arrestuar nga prokuroria e Elbasanit dhe jo prokuroria e Krimeve te Renda. Pas tij, perfaqesuesi apo papagalli i qeverise Muç Nano, i cili te pakten nuk mund te akuzohet se ka vrare deshmitare, u hodh menjehere dhe ai kunder standartit te dyfishte imagjinar, te shpifur e te turpshem te z. Hoxha. Pra me çdo kusht duhet te provonin se opozita e paska sulmuar per arsye politike Edi Ramen qe bllokon drejtesine per Saimir Trafikun.
Por perseri kjo nuk ishte kulmi pasi dihet se papagajte e qeverise shkojne aty per te thene fluturoi fluturoi gomari.
Kulmi i ketij mashtrimi dhe manipulimi te ulet, per llogari dhe ne mbrojtje te Saje Qorrit dhe Norieges si dhe per te baltosur opoziten, arriti kur ne kroniken e pregatitur nga vet ?Opinion?, ne tabele dhe me ze ishte vendosur edhe emri i Andi Tomes si njeriu i arrestuar nga Krimet e Renda, gje qe nuk kishte ndodhur kurre. Per hir te se vertetes duhet thene se te gjitha mediat, perfshi ketu televizionin Klan, lajmin e arrestimeve nga prokuroria e krimeve te renda e kishin korrekt, asnjera prej tyre nuk kishte emrin e Andi Tomes, por kronika ishte pregatitur per te nxjerre dyfytyreshe opoziten, dhe ky ishte nje operacion shume i suksesshem i Saimir Trafikut apo sugarit, qe ka pasion paruket, brenda ?Opinion?-it.
Te dashur miq, shkruajta keto rradhe per nje arsye dhe vetem nje arsye. Une jam njeri qe pelqej, vleresoj shume dhe ndjek sa mundem debatet televizive dhe padiskutim vleresoj moderatoret, kontributin e tyre te vertete. Ato per mua jane nje institucion kombetar, arene tejet e rendesishme e pushtetit te katert apo atij mediatik, jane nje shkolle llogjike, mjet i fuqishem i komunikimit, qemtimit te te vertetes dhe transparences. Pra jane te pazevendesueshme.
Ne kete kontekst, çdo i ftuar ne debat eshte nje individ fort i privilegjuar sepse ai ka nje mundesi te rralle, krahasuar me bashkeqytetaret e tij, qe te perdore valen e publikut (theksoj ketu se vala eshte pasuri kombetare qe jepet me qera por ajo kur nuk privatizohet) per te treguar veten, formimin, aftesite logjike si dhe per ti transmetuar shoqerise dijet, njohurite, te dhenat, faktet, argumentet qe ai ka apo disponon. Por te gjitha keto natyrisht perbejne nje pergjegjesi te madhe per çdo njeri te pranishem ne nje studio debati.
Perdorimi i studiove per te manipuluar te vertetat dhe jo zbuluar ato, per te zene prite si primitiv dhe mbuluar krime, per mashtrime publike, per te dizinformuar qytetaret perbejne akte te shemtuara mediatike, te cilat mjerisht behen duke shfrytezuar lirine e fjales por qe demtojne rende shenjterine e saj.
Korrupsioni dhe terri shtohen me fake news!
Une jam plotesisht i vetedijshem se moderatori ne studiot televizive sado qe te perpiqet nuk mund te arrije te parandaloje keqperdorimin e saj. Por çdo drejtues debati, qe nuk deshiron qe studio dhe ai te shfrytezohen nga interesa kriminale te grupeve te caktuara, percakton standarte. Une mendoj se çdo studio debati duhet te afishoje rubriken dhe mundesine e pergenjeshtrimit te lajmeve te rreme qe mund te prodhojne tipa sharlatane e ordinere qe shfrytezojne studion per te shpifur e trilluar ndaj tjereve ne interes te bandave dhe narkoinstitucioneve qe perfaqesojne.
Kjo eshte nje praktike e studiove me te njohura te botes. Eshte ne detyrimin e drejtuesve te debateve te kerkojne ndjese publike ndaj te gjithe atyre qe behen objekt i sulmeve amorale pa asnje baze nga te ftuarit e tij. Perndryshe viktimat e ketyre franktiratoreve pa moral, ligje dhe standart, qe nuk jane te pranishme ne studio, jane njekohesisht viktima te tyre! sb /CNA.al
Regjisori, aktori dhe pedagogu Genci Fuga shigjeton ministre...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërkuar nga Pentagoni të...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e so...
Nëse rrini shumë me një person të shëndoshë, kjo bën që dhe ...
Me rastin e 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kat...
Shkrimtari shqiptar nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë...
Profesori Besnik Aliaj, ka reaguar pas shembjes së monumenti...
Nga sot, në Parkun e Liqenit të Tiranës mund të gjeni edhe n...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e so...
Ksenia Sobchak, personalitete e njohur televizive ruse dhe e...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e so...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendim...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shpërthyer në sulme ndaj t...
Edhe pse disa ditë më parë vetë aktorja Tinka Kurti u përbal...
“Canalys” ka bërë një hulumtim të tregut lidhur me shitjen e...
Kohët e fundit në kampin opozitar janë shtuar akuzat ndaj at...
Klientët do të vendosin vetë nëse dëshirojnë të rrisin jetëg...
YouTube po kërkon platforma të reja për tu shfaqur tek shiku...
Nintendo do sjellë në telefonat tuaj lojën më të re të Super...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...