web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasili-Ramës: Kryeministër i degraduar antishtet njeh vetëm MIKUN, jo ligjet

7 Shkurt 2018, 19:10, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar sulmet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se “Kryeministri antishtet, i kapur dhe i kriminalizuar, e urren që të ndërtojë shtet që funksionon me ligje dhe rregulla.
Kryeministri i falimentuar i Rilindjes ka vetëm një gjë ne tru: “SHTETIN E MIKUT”.

Këtë antishtet e urrejnë shqiptarët.”

Më tej ai shprehet se qytetarët nuk duan të fusin mik askënd, por duan që të kenë standarde e ligje për zgjidhjen e problemeve.

“Qytetarët nuk duan të fusin mik as shtetin e falimentuar e të korruptuar të kryeministrit dhe as gjithfarë sekserësh të pacipë.
Qyetarët duan thjesht standarde e ligje dhe zgjidhjen e problemeve ne baze te tyre pa nevojen e askujt.
Kryeministri i degraduar ka ne mendje vetem shtet-tepsine private te tij, ku ai dhe ministrat e tij per sevap ju zgjidhin ndonje hall njerezve, ne nje kohe qe ua kane per detyrim te madh.”

Më tej ai ka postuar një pjesë nga deklarata e kryeministrit Edi Rama, të cilin e quan si të lajthitur.

“Ja lexojeni kryeministrin e lajthitur se ç’thote:

?Të marrësh 3 minuta, në vend se të kërkosh mik, në vend se të japësh lekë apo zgjidhja të vjen në rrugë të vjetra, ti e zgjidh vetë problemin tënd duke futur mik qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministren e qeverisë për sektorin.?” /CNA.al





Lajmet e fundit nga