web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja kush është i plagosuri nga përplasja me armë në Elbasan

7 Shkurt 2018, 19:28, Aktualitet CNA

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen e quajtur ?Fushë Mbret?, ku ka mbetur i plagosur një person.

Nga të dhënat të bëra të ditura mësohet se i plagosuri është Raif Çaushllari, vjeç 23 dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se Çaushllari është qëlluar teksa lëvizte në këmbë.

Policia është duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, e cila ndodhi disa orë pas vizitës së kryeprokurores Arta Marku, në këtë qytet. /CNA.al





Lajmet e fundit nga