web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb betejen me sëmundjen/ Ndahet nga jeta ish-zyrtarja e lartë e LSI-së

6 Shkurt 2018, 10:32, Aktualitet CNA

Ish-zyrtarja e lartë e LSI, Luzhiana Abazi, është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi konfirmohet nga të afërm të ish-kryetares së Njësisë Bashkiake Nr.6 në Kombinat. Luzhiana Abazi ka mbajtur edhe postin e Drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Edhe përfaqësues të LSI-së kanë ndarë dhimbjen, për ikjen e parakohshme të Abazit, përmes postimeve në rrjetet sociale. Ka qenë aktivistja e LSI dhe deputetja e kësaj force politike, Nora Malaj të cilat kanë dhënë lajmin e kobshëm./ CNA.al





Lajmet e fundit nga