web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrudhet LSI/ Monika Kryemadhi braktiset nga këshilltarët bashkiakë

6 Shkurt 2018, 09:18, Aktualitet CNA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar të rrudhet. Sinjali më i freskët vjen nga Fieri, aty ku ditën e djeshme është përçarë grupi i këshilltarëve të LSI në këshillin bashkiak të këtij qytetit. Shkak është bërë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Fierit, e cila është shoqëruar me debate të forta dhe për rrjedhojë dy këshilltarë të LSI u shkëputën nga grupi dhe u bashkuan me Partinë Socialiste, ndërsa një tjetër doli i pavarur.

Mësohet se Thoma Tyto dhe Drita Sauli iu bashkuan grupit të këshilltarëve të PS. Ndërsa Ekaterina Zarka në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak deklaroi largimin e saj nga LSI, ku theksoi se nuk do t’i bashkohet asnjë force politike, por do jetë këshilltare e pavarur. Ndërkohë që dy prej këshilltarëve janë shprehur se s?mund të votojnë për vendime politike, por për interesa të qytetarëve, ndaj kanë vendosur që të shkëputen nga LSI-ja.

Ndërsa dega lokale e LSI në Fier nuk ka pranuar të komentojë zhvillimet në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Fierit.

Largime në qytete

Megjithatë, rasti i djeshëm në Fier nuk është i vetmi tregues, i cili tregon qartë, se pas daljes në opozitë të LSI, kjo forcë politike nga dita në ditë po ?shkatërrohet? dhe tkurret. Pasi me ikjen e djeshme të dy këshilltarëve të LSI drejt PS, shkon në pesë numri i qyteteve, në të cilat braktisja e njerëzve të ish-partisë së Metës drejt socialistëve është kthyer në ?modë?.

Treguesi më i qartë është qyteti i Tiranës, ku vetëm pak ditë më parë këshilltarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Bora Panajoti bashkoi votat me socialistët, duke miratuar buxhetin e kësaj bashkie.

Ndërkohë që i njëjti fenomen ku sërish protagonistë janë bërë këshilltarët e LSI, ka ndodhur edhe në qytetin e Durrësit. Pak kohë më parë Këshilli Bashkiak në Durrës ka  miratuar me 26 vota pro buxhetin për vitin 2018 me vlerën rreth 48 mld lekë, ndërsa janë dashur edhe katër vota nga këshilltarët e LSI dhe një nga PR.

Nga ana tjetër, ikja e këshilltarëve të LSI drejt PS tashmë po haset shumë edhe në qytete e tjera. Pak kohë më parë 1 këshilltar i LSI bashkoi votat me PS, duke mundësuar po ashtu kalimin e buxhetit 2018 për Bashkinë e Lushnjes.

Korçë, LSI bashkon votat me PS

I njëjti fenomen ka ndodhur dhe në Korçë. Këshilltarët e LSI, tashmë në opozitë, pak kohë më parë bashkuan votat me ata të PS duke miratuar buxhetin për vitin 2018.

Ndonëse asnjë prej këshilltarëve nuk pranoi të komentojë votën pro miratimit të buxhetit, ajo që ra në sy ka të bëjë me faktin se këshilltarët e LSI-së vijojnë të braktisin këtë parti duke u rikthyer tek partia mëmë, që në këtë rast është Partia Socialiste.

Sidoqoftë, fenomeni i ikjes së militantëve të LSI drejt PS, është lidhur ngushtë edhe për dy arsye. Së pari, këta militantë të LSI dikur ka qenë pjesë e socialistëve dhe e quajnë normale këtë dezertim, ndërsa disa të tjera e bëjnë për të mbrojtur vendin e punës.

Megjithatë, fati i LSI do vendoset në zgjedhjet vendore të vitit 2019, pasi deri atëherë kjo parti me shumë gjasa do të rrudhet akoma më shumë. Gjithsesi mbetet për t?u parë se çfarë do të ndodhë me Lëvizjen Socialiste për Integrim./Sot

 





Lajmet e fundit nga