Aksidentoi për vdekje një grua dhe plagosi dy të tjera/ Në pranga 35-vjeçari nga Burreli
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ...
Në një intervistë të dhënë për gazetën greke ?Ta Nea?, kryeministri Rama ka dhënë sqarime në lidhje me temat e shumëdebatuara, pakti detar dhe çështja çame.
Rama ka theksuar se nuk mund te pranohet pozita e sotme e ketyre njerezve qe kane te drejtat e tyre.
?Unë nuk besoj se çdo person i matur do të pajtohej me pozitën që këta njerëz kanë të drejtë për të udhëtuar dhe për të vizituar Greqinë apo që ata dhe fëmijët e tyre duhet të jetë në gjendje për të kërkuar të drejtat pronësore nëpërmjet gjykatave si normalisht ka te drejte çdo qytetar evropian ?, tha Rama, raporton media greke, duke iu referuar intervistes ne Ta Nea.
?Çamët kane te drejtat e tyre dhe nuk mund te ndalohen per te drejtat e tyre?- thote ai. duke shtuar se nuk mund te imagjinohet qe ne shekullin e 21 disa njerez nuk mund te hyjne dot ne Greqi.
Duke theksuar se Shqiperia nuk ka probleme territoriale me Greqine, Rama ka deklaruar se ?jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje për kufijtë detarë që do të jetë nje marreveshje e drejta për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Greqinë?.
Intervista e plote
Cili është vlerësimi juaj për marrëdhëniet dypalshe Greqi-Shqipëri sot?
Njerëzit e thjeshtë, në Shqipëri dhe Greqi, gjithmonë manifestojnë ngrohtësi dhe mikpritje njëri për tjetrin. Historia na ka bashkuar nga lashtësia dhe përgjatë Historisë ekzistojnë shumë shembuj të mëdhenj/të vecantë ku njëra palë të bëjë veprime të mira/pozitive ndaj palës tjetër. Shqiptarët strehuan fqinjët e tyre, duke i ofruar ndihmë, duke i ofruar mbështetje robërve fatkeqë të luftës Greko-Italiane dhe grekët bënë të njëjtën gjë me ne, kur ne dolëm nga periudha e turpshme/e fëlliqur e diktaturës komuniste.
Popujt tanë dhe kombet tona gjithmonë kanë kërkuar dhe kanë merituar një marrëdhënie të shkëlqyer midis tyre por politika jo gjithmonë ka reflektuar dëshirën e tyre. Kjo është për të ardhur keq dhe i ka drejtuar marrëdhëniet tona në momente të vështira dhe të errëta përgjatë historisë tonë.
Si Kryeministër jam angazhuar që nga dita e parë që të ndërtoj një marrëdhënie strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë e bazuar në respekt të ndërsjelltë, në besim dhe dëshirë për të ecur dorë për dorë drejt një të ardhme të mirë për të dy popujt tanë. Nuk ka qënë e lehtë. Kemi pasur tensionet dhe fërkimet tona, por megjithë këto, çështjet midis nesh i kemi përballuar me sinqeritet nga të dy palët.
Përkrah faktit se në këtë periudhë nuk kemi pasur kontakte të nivelit të lartë midis dy qeverive tona, ne kemi mundur të zhvillojmë/t?i japim frymë një mirëkuptimi të mirë dhe të thellë të shqetësimeve tona nga të dy palët.
Besoj se tani gjendemi në një pozicion për t?i përmirësuar në mënyrë të rëndësishme marrëdhëniet tona, duke i ndërtuar ato mbi një punë e cila është bërë nga të dy palët, për të përballuar çështjet e të shkuarës, duke na lejuar ne të ecim/udhëtojmë sëbashku drejt një të ardhme më të mirë për popujt tanë, kombet tona, dhe për rajonin tonë.
Jam i bindur se e gjithë puna e vështirë të cilën kemi marrë përsipër, dhe që do duhet së shpejti në vazhdim, do të japë frytet e veta dhe do na bëjë të gjithë krenarë.
Dy vendet janë në negociata për të zgjidhur cështje të ndryshme. Si Kryeministër e keni shtruar cështjen e camëve. Cfarë kërkohet saktësisht nga Tirana?
Nga pala greke, kjo çështje/temë është perceptuar/trajtuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi dhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territorial thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakort më shumë se kaq me ju përveç se çështje territoriale midis Greqisë dhe Sjhqipërisë nuk mund të ekzistojë.
Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, që nganjëherë gjejnë vend në cepat e skajshëm/ekstremë të skenës poltike, kërcënojnë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të minuar të ardhmen.
Pra, duhet që të gjithë të kuptojnë qartë se për aq sa na takon ne këtu në Shqipëri ?çështja e çamëve? ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatriotëve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër/më tej.
Sinqerisht nuk besoj se çdokush njeri i mençur do të ishte në kundërshtim me qëndrimin që ata njerëz gëzojnë të drejtën të udhëtojnë dhe të vizitojnë Greqinë ose që ata apo fëmijët e tyre duhet të kenë mundësinë për të fituar të drejtat mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht çdo qytetar evropian vepron.
A mund ta imagjinoni sot në Evropën e shekullit të 21 që njerëz të plakur burra dhe gra në Shqipëri e kanë të ndaluar të kalojnë kufirin e Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i vendit tuaj?
E njëjta gjë ekziston dhe për absurditetin e ruajtjes së Ligjit të Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, një fantazëm e gjallë e së shkuarës që qëndron pezull midis nesh, pasojat ligjore të të cilit krijojnë pengesa të padurueshme për qytetarët që përmenda më lart por edhe për shumë të tjerë.
Sa afër jemi me përcaktimin e AOZ-ve midis Greqisë dhe Shqipërisë?
Jam shumë i kënaqur që ndërsa do kemi rënë dakord, të ulemi në tryezë së bashku dhe të bisedojmë/diskutojmë, me zemra dhe mendje të hapur, ashtu sikurse bëjnë popujt tanë të cilët jetojnë si fiqnjë, si në Shqipëri dhe në Greqi, jo vetëm që mund të zgjidhim çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të së shkuarës, por mund gjithashtu të gjejmë zgjidhjet më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe të jemi pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë dhe për Shqipërinë dhe për Greqinë.
Të martën, BE-ja do të celë diskutimet për zgjerimine saj drejt vedneve të Ballkanit. Çfarë dëshironi të dëgjoni nga BE?
Sot, BE-ja ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Kushdo që nuk e beson nuk e kupton në realitet rëndësinë e Ballkanit për paqe dhe stabilitet në Evropë.
Unë dëshiroj të dëgjoj nga Këshilli Evropian një strategji të qartë për bashkimin/trupëzimin e Ballkanit me Bashkimin Evropian si pjesë e një strategjie më të gjerë për Bashkimin Evropian. Në një peiudhë të ndryshimeve të rëndësishme në botë kemi nevojë për një BE me strategji, me rol udhëheqës botëror/global, e dedikuar ndar vizionit dhe vlerave të saj, në vend që të drejtohet ndaj taktikave dritëshkurtër të paqarta, dhe pa marrë vendime mbi bazë të kritereve aftshkurtra politike.
Shqipëria ka të drejtën e një rekomandimi të drejtëpërdrejtë që të hapen negociatat, dhe nuk pres asgjë më pak nga Komisioni i Evropës si fillim dhe nga Këshilli pak më vonë.
Qeveria greke është duke u përballur dhe me zgjidhjen e çështjes së emrit të FYROM. Cili është mendimi juaj për këtë temë?
Ka ardhur koha të zgjidhet kjo temë/çështje, dhe ku ka dëshirë gjithmonë ka dhe mënyra. Greqia ka kaluar kohë të vështira për shkak të një krize të dhimbshme, e cila pati si efekt anësor që të mbajë të vetmin vend ? anëtar të BE-së në rajonin tonë larg nga zhvillimet periferike dhe betejat e viteve të fundit.
Përpos këtyre, për arsye të dëshirës së fortë politike për të luftuar me reforma të dhimbshme dhe masa të vështira, duket se vendi juaj e ka gjetur rrugën e tij dhe rikthehet në politikën periferike. Ky është një lajm i shkëlqyer për të gjithë ne në rajon.
Zgjidhja e çështjes së emrit është në interes të të gjithëve dhe shpreh intersat e vendit tuaj gjithashtu. Një Maqedoni (sido që të quhet në bazë të marrëveshjes) stabël, demokratike dhe e begatë, është e rëndësishme për të ardhmen e popullit të saj, të rajonit, dhe të Greqisë gjithashtu. Shpresoj të mbizotërojë vizioni strategjik dhe vendosmëria për zgjidhjen e kësaj çështje pasi taktika të politikave dritëshkurtër nuk do të na drejtojnë drejt së ardhmes ku të gjithë palët gëzojnë të drejtën. *Botuar në faqen e parë të gazetës Ta Nea_06.02.2018 ? Intervistoi Aleksia Kefala/ BW
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ...
Ministria e Arsimit ka publikua prorgamet orjentuese për pro...
Në këtë foto janë dy marinsa amerikanë, njeri prej të cilëve...
Një aksident me pasojë plagosjen e lehtë të dy personave ka ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimt...
Axhenda e Këshillit Kombëtar të Territorit duket të ketë qen...
DASHI21. mars – 20. prill Në këtë ditë të martë jeta juaj e...
Jeni në një lidhje prej pak kohësh? Atëherë me siguri po men...
Kuptimi i përsosmërisë dallon nga një person tek tjetri, mir...
Gjoksi është një prej pjesëve më sensuale në trupin e një fe...
Pavarësisht nga forma dhe madhësia, gjiri është një nga pjes...
Ajo ka luajtur rolin e Mias në filmin ‘Fifty Shades’. Ka qën...
Jemi mësuar që ta shohim Aurela Hoxhën teksa na prezanton me...
Duke patur parasysh reputacionin e lartë që ka si futbollist...
Pasi u postua fotoja ku shikoheshin të gjitha gocat e Spice ...
Arjon Muça ka zbuluar se cila është shuma më e madhe që ai k...
Prokurorët grekë kanë dërguar në parlament dosjen e një skan...
Pas konformimit nga policia greke, se Eythimios Eythimiou ës...
Fansat e Kylie Jenner besojnë se kanë zbuluar emrin e fëmijë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...