web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fermeret akuzojnë kryeministrin/ Basha: Të hedhim Ramën në kanal, jo djersen tuaj

6 Shkurt 2018, 10:16, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me fermerët e Divjakës, ndërsa i ka ftuar ata të protestojne para kryeministrise kundër braktisjes nga qeveria.

Mësohet se në këtë takim fermeret u shprehen të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve të tyre. Fermeret thane se jane mashtruar ne fushate nga kryeministri Rama.

Ata kanë deklaruar se ?Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike?- ndërsa shtuan se po konkurohen padrejtësisht nga prodhimet e importit.

Gjatë këtij takimi, kreu i opozites i nxiti fermerët të vijne ne Tiranë, të bllokojnë kryeministrinë.

?Duhet te hedhim Ramen ne kanal, jo djersen tuaj?- u tha Basha fermereve. Kryetari i PD shprehu bindjen se nje qeveri qe eshte vene ne sherbim te nje grushti njerezish te korruptuar dhe te lidhur me krimin, nuk do t?u sherbeje qytetareve. Basha tha se me programin e PD per mbeshtetjen me 150 milione dollare ne vit, fermeret do t?ia dalin te konkurojne me importin, te shesin prodhimet ne treg dhe te rimekemben ekonomikisht./ CNA.al





Lajmet e fundit nga