web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rasti ‘Tahiri’/ Minxhozi: Nuk mund të presim që PS të dalë zbuluar

18 Janar 2018, 20:50, Aktualitet CNA

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin ?Real Story? në Vizion Plus, ku trajtohet tema ?Çfarë po kërkon opozita?? është shprehur se edhe pse skandali ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dyshohet se është i përfshirë në aferat e drogës dhe krimit doli në një periudhë jo të mirë, sërish nuk mund të pritej që kjo parti të dilte zbuluar.

Minxhozi: Nuk ka dyshim që tani Lu kërkon arrestimin e peshqëve të mëdhenj. Nuk ka sens që ndërkombëtarët të thonë peshqit e mëdhenj dhe reforma të shkoj drejtë rrëzimit. Madje dhe sot  Lu thoshte që unë do iki dhe peshqit e mëdhenj do të arrestohen.

Rasti “Tahiri” vuri një normë e cila thoshte hetoje, por mos e arresto direkt pa marrë leje më parë. Duhet të kuptojmë diçka se një klasë politike që për 27 vjet ka qenë e mbuluar nuk mund të prisnim që për kaq pak kohëv të dalë zbuluar sepse kjo do të ishte shumë romantike. /CNA.al





Lajmet e fundit nga