web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A qendrojnë shqiptarët pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit?/ Përgjigjet Gjenerali serb

18 Janar 2018, 18:57, Aktualitet CNA

Gjenerali Miomir Stojanoviq, ish-drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë serbe dhe ish-kryetari i Komitetit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë, ka vlerësuar se pas vrasjes së politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, mesiguri nuk qëndron faktori shqiptar. Deklarata e Stojanoviç është bërë për mediet serbe, dhe në shqip e sjell “Zeri.info”.

?Vlerësimi im është se pas kësaj vrasjeje nuk qëndron faktori shqiptar, pasi ata mund ta vrisnin kur të donin, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Mendimi im është që kjo është vrasje me motive politike, ose vepër e grupeve kriminale në veri të Kosovës?, ka deklaruar Stojanoviq.

Vrasjen me motive politike ky i fundit e ka sqaruar se ka ndodhur në kohën kur kanë rifilluar bisedimet për Kosovën në Bruksel, ndërsa Ivanoviç ka qenë ?shumë i respektueshëm mes komunitetit serb në Kosovë?, ka komentuar Gjenerali serb. /CNA.al





Lajmet e fundit nga