web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Oliver Ivanoviç/ Eksperti boshnjak: Hetimi i Serbisë do japë më shumë rezultat  

18 Janar 2018, 17:57, Aktualitet CNA

Eksperti boshnjak i sigurisë, Xhevad Galijaseviç ka pohuar në raportimet për mediet serbe se vetëm Serbia mund të vijë deri tek e vërteta për vrasjen e liderit të partisë serbe në Mitrovicë, Oliver Ivanoviçit.

Ai tha se hetimi i Thaçit, Haradinajt apo Kadri Veselit nuk mund të japë aq rezultate, sa mund të japë kontributi i Serbisë në këtë rast.

Galijaseviç ka thënë për medien serbe ?Tanjug? se vetëm shërbimet serbe të sigurisë dhe inteligjencës, si BIA ose Siguria Ushtarake, mund të zbulojnë informacione të rëndësishme në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Kujtojmë këtu se Oliver Ivanoviç u vra para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës mëngjesin e së martës. Varrimi i tij, me kërkesë të familjes, është bërë ditën e sotme në Beograd. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga