Vazhdon telenovela me aeroportin e Kukësit/ Rama lajmëron serinë e radhës
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se së shpejti do të nisë ...
Nga Manjola Bregasi
Deklarata e Arben Ahmetajt pasditen e së mërkurës ishte si një thikë në shpinën e gjigandit të përgjumur të rafiniersë, që me vdekjen e tij merr me vete duke shtypur mizorisht edhe ata që i gjenden pranë.
Deklarata e Ministrit, se naftëtarët duhet të bëjnë kërkesë për statusin e të papunëve, ishte goditja e fundit që shteti mund t?u jepte naftëtarëve të pashpresë, por të indinjuar. Të indinjuar me fatin, të indinjuar me qeverinë, të indinjuar mbase edhe me veten.
Në një zonë, ku historikisht kanë dominuar bindjet e majta, ku historikisht socialistët nuk e kanë patur të nevojshme as të bënin fushatë për të fituar deputetët e tyre, ndoshta askush nuk e priste fundin nga një qeverisje e majtë.
Që rafineria kishte probleme kjo ishte e qartë që në momentin që ajo u privatizua në vitin 2009. Që Edi Rama premtoi kthimin në punë të këtij sektori, e madje siguroi gjetjen e një investitori serioz, edhe kjo nuk kërkon fjalë, sepse tashmë është e regjistruar përpara kamerave dhe është thënë përpara qindra banorëve.
Atëherë përse Edi Rama nuk e mbajti premtimin që u bëri mallakastriotëve? Nëse rafineria ishte e fundosur, me borxhe dhe me humbje, përse shteti kërkoi një investitor tjetër dhe përse ky investitor, mik i Edi Ramës hyri në valle pikërisht përpara fushatës, si zgjidhje për të mbushur një gropë elektorale?
Kush ja hapi në të vërtetë gropën rafinerisë? Rezart Taci që përvetësoi qindra milionë dollarë, ndërsa institucionet e shtetit qëndronin ne heshtje përballë borxhve të tij? Azerbajxhanasit që në vitn 2015 u larguan pasi shfrytëzuan dhe shitën naftën e përpunuar, duke lënë më shumë se 60 milionë dollarë borxhe, apo vetë shteti që lejonte investitorë të ashtuquajtur seriozë të hynin në një sektor strategjik, të blinin e të shisnin sipas dëshirës, pa paguar taksa e detyrime, duke u larguar në fund pa u hyrë gjemb në këmbë?
Si është e mundur që me rritjen e sasisë së naftës së përpunuar, kompania rriste humbjet?
Nga 60 mijë tonë naftë që kishte përpunuar ARMO në vitin 2013, kjo sasi më 2014 arriti në 260 mijë tonë, ndërkohë që bilancet e dorëzuar nga kompania flisnin për humbje të mëdha.
Si është e mundur që të dyja rafineritë e vendit, ajo e Ballshit dhe ajo e Fierit, që përbënin një ndërmarrje fitimprurëse të shtetit shqiptar deri në vitin 2008, të aftë për të mbuluar deri në 25% të konsumit vendës të nënprodukteve të naftës, befas të falimentonin?. Cfarë e çoi një kompani të suksesshme drejt një dështimi po kaq të suksesshëm, që tashmë duket se nuk ka kthim pas.
Pa lënë mënjanë kusurin që ka dhe mund të ketë cdo ministër apo qeveri që nga privatizimi i ARMOS, sërish nuk është e qartë përse në shtator 2016, shteti shqiptar lejoi shitjen e paligjshme të ARMO-s tek një bankë private , e cila më pas ia dha në përdorim kompanisë IRTC, sikurse BIRN shkruante në një investigim të tij.
Ku ishte shteti shqiptar, teksa shihte se si cdo ditë një nga industritë më të rëndësishme në botë, dorëzohej pa kushte nga investitorë, që nuk vinin për të investuar, por për të fituar.
Teksa rafineria konsumohej në orë pune dhe askush nuk investonte një qindrakë në mirëmbajtje, ku ishte shteti që minimalisht duhej të kujdesej për ato 15% aksione që i kish lënë vetes? Unë sot pyes, ndonëse nuk marr përgjigje, por a pyeti ndonjëherë shteti pas pasuritë e tij, për qytetarët e tij, apo si një han pa porta lejoi të hynte e të dilte kushdo mundi?
Ku ishte shteti, që në gjykatën e Strazburgut paraqitet vetem kur humbet gjyqe dhe duhet të paguajë miliona që dalin nga xhepat e shqiptarëve, për të shkuar në offshoret që nuk bëjnë gjë tjetër vecse varfërojnë Shqipërinë.
Nuk ka vend për nacionalizma, sepse tashmë as nazionalizmat, as shkrimet dhe ndoshta as bilancet nuk mund ta shpëtojnë më rafinerinë, të cilën Edi Rama ja dha si premtimin e fundit elektoral mikut të tij të IRTC-së, për të firmosur vdekjen e një qyteti, që me siguri do e votojë sërish! /Opinion.al
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se së shpejti do të nisë ...
Moderatori i njohur Mark Heyes, mbrëmjen e djeshme ka përjet...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Në më pak se dhjetë ditë nga protesta e paralajmëruar e 27 J...
Me 12 janar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u pa...
Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur në qytetin e ...
Keni menduar ndonjëherë se ku mund të ndodhen femrat dhe mes...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur vënien në pranga të avok...
Profesori i njohur Vili Minarolli, njëherësh ish-deputet i P...
Ky është vendimi i Gjykatës së Parë të Shkodrës për Eduart H...
Imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi, i njohur për qëndri...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka m...
Pazaret politike dhe korrupsioni ndjekin nga pas shumicën e ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një postim në...
Kur të gjithë menduat se filmi ‘Sex and the City’ kishte ard...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon çdo dit...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë kërkesë KLD –së...
Pas deklaratës për media të kryetarit të grupit parlamentar ...
Restoranti Gate në Yorkshire ka shpallur një sfidë të hapur ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...