Kalon afati i shfuqizimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi
Kanë kaluar më shumë se tri javë që kur 41 deputetë dhanë në...
Presidenti i vendit Ilir Meta, në kuadër të vitit të Skënderbeut ka pritur në një takim trupin diplomatik të akerdituar në Tiranë.
Pjesëmarrës në këtë takim ishte dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Një ndër çështjet e komentuara nga Presidenti gjatë fjalës së tij ishte dialogu Prishtinë-Beograd, të cilin e ka cilësuar jetik për të dyja vendet.
Fjala e Plotë:
Duke falënderuar Ambasadorin Zariç për urimet që përcolli për Shqipërinë dhe për mua si President, në emër të Trupit Diplomatik, dua të vlerësoj kontributin e secilit prej jush, për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat ku bashkohen interesat tona të ndërsjella.
Duke besuar në përfaqësimin e përgjegjshëm e dinjitoz dhe në lartësinë që meriton vendi apo organizata juaj, dua të shpreh optimizmin se falë edhe bashkëpunimit tuaj, 2018 do të mund të shënojë suksese të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ndodhen ata.
Shqipëria ka hyrë në vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili ka një peshë dhe rëndësi madhore në historinë dhe identitetin tonë kombëtar.
Siç do të pohonte Fan Noli dikur, ?Nuk e di nëse ka ndonjë njeri po aq të gjallë sot sa Skënderbeu?, unë do të shtoja se nuk e di të ketë ndonjë personalitet kaq përbashkues e frymëzues për të gjithë bashkëkombësit e mi sa heroi ynë kombëtar.
Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj evropian.
Ne kemi pritmërinë legjitime që në 6-muajt e ardhshëm të çelim negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe rajonin tonë të ndërtohet një agjendë gjithëpërfshirëse dhe me afate inkurajuese anëtarësimi në BE.
Ndaj, në vigjilje të shpalljes së strategjisë së re të zgjerimit, kërkojmë ndaj partnerëve tanë evropianë: Komisionit, vendeve anëtare, Parlamentit, për ta konsideruar me peshën e merituar politiko-strategjike vendimin për kalendarin e ri të zgjerimit të BE-së drejt rajonit tonë.
Natyrisht thirrja e parë u shkon të gjithë aktorëve vendas, në veçanti maxhorancës dhe opozitës për të përmbushur me përgjegjësi maksimale detyrimet tona.
Çelja e negociatave gjatë Presidencës bullgare, na kërkon shumëfishimin e përpjekjeve të përbashkëta për të garantuar sigurinë në rrugën e përbashkët evropiane të vendit.
Ndaj, konfliktet dhe fryma përjashtuese duhet t?i lenë vendin bashkëpunimit dhe dialogut politik për të arritur rezultate më të prekshme e të besueshme për reformat e kërkuara e sidomos në 5 prioritetet kyçe, duke nisur me reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, të drejtat e pronës, reforma e drejtë në administratën publike dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
Qytetarët tanë së pari por edhe gjithë partnerët presin ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në respekt të ndryshimeve kushtetuese të realizuara me konsensus.
Ndaj zbatimi i reformës në mënyrë transparente, të përgjegjshme e të paanshme kërkon dialog dhe bashkëpunim të qendrueshëm e të sinqertë për të garantuar pavarësinë, besueshmërinë dhe qendrueshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë.
Niveli i pavarësisë së institucioneve mbetet barometri më i saktë i standardit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Zonja e zotërinj,
Viti 2018 shënon 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë botërore, dhe në mbarë botën do të flitet për mësimet që na jep historia.
Për shqiptarët, ky përvjetor rifreskon rolin vendimtar të Presidentit amerikan Uillson për mbijetesën e shtetit shqiptar.
Me këtë rast dua të rikonfirmoj mirënjohjen e thellë për miqësinë e fortë që SHBA i kanë ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve për më shumë se një shekull.
Falë kësaj mbështetjeje të vyer jam i bindur se Shqipëria do të ecë përpara në rrugën e reformave, në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës e kontrollit të kufijve, sfida që lidhen ngushtë me sigurinë tonë kombëtare dhe të rajonit.
Viti 2018 shënon edhe 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Qytetarët e saj meritojnë, ashtu si të gjithë qytetarët e rajonit të gëzojnë lëvizjen e tyre të lirë dhe unë besoj se autoritetet e Kosovës do të tregojnë përgjegjshmëri për të ndërmarrë hapat e duhura që kjo çështje të zgjidhet duke përmbyllur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi sa më parë
Kosova besoj se do të tregojë maturi e përgjegjësi në zotimet e saj se do të jetë një vend i sundimit të ligjit duke bashkëpunuar ngushtë, në veçanti me SHBA-në dhe BE-në për zbatimin e marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë të Gjykatës Speciale e cila, siç u shpreh 2 ditë më parë Ambasadori i SHBA-së Greg Delaëie, nuk do të gjykojë një popull, por vetëm disa individë në mënyrë që Kosova ta mbyllë këtë kapitull përgjithmonë.
Vrasja barbare dy ditë më parë e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic, është një atentat ndaj paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në Kosovë.
Zbardhja e menjëhershme e këtij krimi është e domosdoshme dhe urgjente jo vetëm për ndëshkimin e autorëve por edhe për të paralizuar çdo skenar destabilizues.
Dialogu Prishtinë Beograd është jetik jo vetëm për të dy vendet por për qëndrueshmërinë dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
Zhvillimet pozitive në Maqedoni janë inkurajuese.
Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve tregoi vullnetin e qeverisë maqedonase për të përmbushur një nga angazhimet kyçe të Marrëveshjes së Ohrit.
Këtë vit do të festojmë edhe 110-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, si një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por dhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, si një kontribut për bashkëjetesën ndëretnike dhe forcimin e një shoqërie demokratike.
Pas anëtarësimit të Malit të Zi, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ishte një ngjarje historike për të gjithë rajonin dhe një gur themeli për sigurinë dhe të ardhmen evropiane të tij.
Ne dëshirojmë që të shohim perimetrin e NATO-s dhe BE-së gjithnjë e më të shtrirë në këtë rajon, në përputhje me aspiratat e çdo vendi.
Të dashur miq!
Jemi mbledhur këtu në këtë sallë domethënëse e pranë këtij afresku të mrekullueshëm jo vetëm për të kujtuar madhështinë e veprës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, por edhe për të kujtuar mësimin më të madh që ai na ka lënë se ?Bashkimi bën Fuqinë?.
Në përfundim duke ju siguruar për gatishmërinë time të plotë e të pakursyer për një bashkëpunim edhe më efikas e të ngushtë me ju gjatë vitit 2018, ju uroj shëndet, lumturi e gëzime në familjet tuaja, si dhe sa më shumë paqe, begati e prosperitet për vendet dhe organizatat që ju përfaqësoni. /CNA.al
Kanë kaluar më shumë se tri javë që kur 41 deputetë dhanë në...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një postim ...
Gjykata e Lartë ka nxjerrë jashtë kompetencës së gjykimit të...
Nuk është një spekulim, dhe as gënjeshtër. Jonas Brother do ...
Eksperti boshnjak i sigurisë, Xhevad Galijaseviç ka pohuar n...
Pa mbaruar ende jehona e mediatike e kapjes së 827 kilogramë...
Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, sekretari i përgjithshëm ...
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Bulevardi...
Kreu i PD –së Lulzim Basha çdo ditë tenton të trashë zërin d...
Ish-ministri Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” ...
Kate Middleton njihet për jetën e saj modeste që bën. Ndonës...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga avokatin Gazmir Xhurxhi,...
Pas vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës qeveria e Beogr...
I ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report TV, kreu i grupit...
Nga Manjola BregasiDeklarata e Arben Ahmetajt pasditen e së ...
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se së shpejti do të nisë ...
Moderatori i njohur Mark Heyes, mbrëmjen e djeshme ka përjet...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Në më pak se dhjetë ditë nga protesta e paralajmëruar e 27 J...
Me 12 janar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u pa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...