web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kalon afati i shfuqizimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi

18 Janar 2018, 18:27, Aktualitet CNA

Kanë kaluar më shumë se tri javë që kur 41 deputetë dhanë nënshkrimet e tyre në përpjekje për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, ndërkohë që mediat kosovare raportojnë se ditën e sotme afati i kësaj nisme ka skaduar.

Sipas “Zeri.Info”, rregullorja e Kuvendi përcakton se një mocion përmbajtësor duhet të futet në rend të ditës të mbledhjes Plenare brenda tri javësh, nga dita kur është dorëzuar në Kryesi të Kuvendit.

Përndryshe, për t’u vazhduar iniciativa, nënshkrimet duhet të mblidhen edhe një herë. Liderët kosovarë ende nuk janë zmbrapsur nga iniciativa për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të ambasadorëve të huaj.

Kjo nismë u tentua të futej në rend dite edhe të mërkurën, porse mbledhja e Kryesisë dështoi për mungesë të kuorumit. Skenari i 22 dhjetorit do të provohet të ndodhë prapë, por të gjitha nënshkrimet që janë mbledhur për këtë qëllim nuk vlejnë më. Kështu që iniciatorëve nismëtarë i duhet të kryejnë të njëjtin veprim duke mbledhur edhe njëherë firmat.

?Thirrja e seancës së jashtëzakonshëm përmes të paktën 40 nënshkrimeve të deputetëve duhet të realizohet nga Kryesia e Kuvendit, respektivisht nga Kryetari i Kuvendit në kohën dhe datën e kërkuar nga deputetët. Këto lloje të mbledhjeve zakonisht thirren për të shqyrtuar një çështje të ngutshme e cila kërkon trajtim të menjëhershëm nga Kuvendi. Rregullorja e Punës së Kuvendit nuk precizon ndonjë afat për vlefshmërinë e kërkesës për seancë të jashtëzakonshme?, ka sqaruar Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës,që monitoron punën e Kuvendit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga