web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi/ Keqtrajtim, bllokim antiligjor të lejeve dhe ryshfete nga drejtori i burgut

30 Dhjetor 2017, 20:22, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me bërjen publike të denoncimeve nga qytetarë të ndryshëm të cilat mbërrijnë në adresë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili akuzon drejtorin e burgut të Shënkollit, për keqtrajtim, bllokim antiligjor të lejeve dhe ryshfeteve.

Ky është postimi i Berishës:

“Keqtrajtim, bllokim antiligjor i lejeve, ryshfete, kjo eshte gjendja ne burgun e Shenkollit ne Lezhe!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

?Mirdita zoti berisha jame perseri nje i aferm i nje te burgosiri dua te ndaje nje shqetesimce duhet ta publikoni drejtori i burgut shenkolle po sillet si xhelat komonist me te denuarit.ka bllokuar lejet shperblyse per ata qe duan te dalin per here te pare nje e drejte qe ju takon me ligje te burgosurve .sepse .po nuk votove tek drejtori nuk te jepet leja . sot beri tre transferime ne shenje hakmarrje per tre te burgosur sepse organizuan nje greve urie ne shenje proteste per vetevrasjen e te burgosut 3 jave me pare .pasi ju premtoje ce do zgjidhen problemet e tyre vetem te dalin nga greva sot i trasferoje ne shenje hakmarrje large familjeve te tyre ju lutem bejeni publike respekte Drejtori eshte Fredinat preci. Po dhe ky drejtor ka dhe familjare te tije ne burge ne shenkolle ce eshte ne kundershtime me ligjin dhe Ta sillen sikur jane drejtore aty nese doni ju jap dhe emra fl publikojeni ju lutem,Rushfet dhe vetem rushfet duan, anonimi?”/CityNews





Lajmet e fundit nga