Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, njëherësh avokat i njohur, Spartak Ngjela, ka bërë një analizë të situatës aktuale në Shqipëri.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ngjela teksa komenton sesi abuzohet me naftëtarët dhe nuk u jepen rrogat, shprehet se një banditizëm si ky në vendin tonë nuk është parë në asnjë vend tjetër të Evropës.
“Naftëtarë të urritur që nuk iu jepen rrogat; në një krah; dhe hajdutë të majmur në 25 vjet me grabitjen e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë; në krahun tjetër. Në të vërtetë, vetë kjo ngjarje është shpjegimi i kësaj kohe.
Kudo regres dhe një papërgjegjshmëri absolute e një qeverie që nuk ka asnjë ide, që nuk njeh asnjë model ekonomik; dhe flet gënjeshtra; sepse urren popullin e vet.
Ekonomia, në pjesët e saj jetësore, vetëm është vjedhur.
E shihni naftën si funksionon?
Është e gjitha pronë e kryeministrit që vjen.
Nga Saliu te Rama – ky është simboli i abuzimit aktual me naftën në këta 15 vjetët e fundit.
Vjedhje dhe dhunim i naftëtarëve të drobitur që punojnë në kushtet e skllavërisë dhe të barbarisë të dikurshme, dhe që vdesin nga kanceri, kurse familjet kryeministrore dhe të ministrave të energjitikës fshehin sot paratë e vjedhja nga mundi i naftëtarëve nëpër bankat fantazëm të offshoreve.
Këta pushtetarë injorantë, marrin dhe shesin të gjithë naftën që del nga puset që janë ende në shfrytëzim, në një bashkëpunim vjedhës të pushtetarëve me njerëzit e naftës. Ky është një barbarizëm që ia kalon çdo lloj skllavërie.
Po ky është vetë profili i kohës sonë.”, – shkruan Ngjela.
Sipas tij zgjidhja është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe klasës aktuale politike.
Postimi i Spartak Ngjelës:
Cila është situata aktuale në Shqipëri.
Një banditizmi si ky yni në këtë kohë, nuk është parë kurrë në një vend europian që nga periudha e mesjetës.
l.
Naftëtarë të urritur që nuk iu jepen rrogat; në një krah; dhe hajdutë të majmur në 25 vjet me grabitjen e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë; në krahun tjetër. Në të vërtetë, vetë kjo ngjarje është shpjegimi i kësaj kohe.
Kudo regres dhe një papërgjegjshmëri absolute e një qeverie që nuk ka asnjë ide, që nuk njeh asnjë model ekonomik; dhe flet gënjeshtra; sepse urren popullin e vet.
Ekonomia, në pjesët e saj jetësore, vetëm është vjedhur.
E shihni naftën si funksionon?
Është e gjitha pronë e kryeministrit që vjen.
Nga Saliu te Rama – ky është simboli i abuzimit aktual me naftën në këta 15 vjetët e fundit.
Vjedhje dhe dhunim i naftëtarëve të drobitur që punojnë në kushtet e skllavërisë dhe të barbarisë të dikurshme, dhe që vdesin nga kanceri, kurse familjet kryeministrore dhe të ministrave të energjitikës fshehin sot paratë e vjedhja nga mundi i naftëtarëve nëpër bankat fantazëm të offshoreve.
Këta pushtetarë injorantë, marrin dhe shesin të gjithë naftën që del nga puset që janë ende në shfrytëzim, në një bashkëpunim vjedhës të pushtetarëve me njerëzit e naftës. Ky është një barbarizëm që ia kalon çdo lloj skllavërie.
Po ky është vetë profili i kohës sonë.
ll.
E kuptoni tani përse e urrejnë vendosjen e drejtësisë këta njerëz të pa fare vlerë?
E kuptoni tani pse deshën të digjnin sallën e Parlamentit para disa ditësh?
E kuptoni tani që janë bashkë; dhe i gjuajnë me këpucë njëri – tjetrit, sepse nuk kanë unitet për të mbrojtur vjedhjen.
Po ku ta gjejnë unitetin! E dini cilin kanë armik këta hajdutë?
Kanë Uashingtonin dhe Berlinin.
E pra, ja dhe kanë unitet; e pastaj! Pse pyet Uashingtoni dhe Berlini për një lidhje të të korruptuarve që kanë zhvatur popullin e tyre, e kanë izoluar dhe e kanë lënë në një varfëri ekstreme?
Kurrë, sepse as që pyet fare. Ku mund t’i llogarisë Uashingtoni si kundërshtarë të fortë ca fëmijë që janë kapur me sendin e vjedhur në duar? As që e mendojnë dot – as politika amerikane dhe as politika gjermane.
Po këta të trembur deri në palcë, ende mendojnë për bashkim? Ja dhe u bashkuakërkan me njëri-tjetrin – e pastaj? Asgjë; bashkimi i tyre nuk sjell fuqi, por ndëshkim edhe më të rreptë kundrejt tyre. Dhe Rama duket se e ka kuptuar më në fund. Por tani është vonë. Po, më mirë vonë se kurrë.
lll.
Dhe vërtet mendojnë Saliu dhe taborri i tij, se kanë shpresë për të mbajtur gjënë e vjedhur dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit?!
Asnjë shpresë nuk kanë. Më e mira do të jetë që të largohen vetë.
Po ky kryeministër, kaqë pak nuk di të kuptojë! Nuk ka kush t’i thotë këtij që kushtetuta aktuale nuk e lejon më të jetë kryeministër?
Vetëm një i paaftë që e MORI era dhe e vendosi për të qenë kryeministër, vetëm ky mund të mos e kuptonte dot që, që në çastin që firmosën kushtetutën e re, një vit e gjysmë përpara; të gjithë këta duhej të largoheshin nga skena.
Ku mund të kenë më jetë politike këta që kanë shkelur me të dyja këmbët mbi popullin e tyre, tani që të gjitha faktet janë në dorë të Uashingtonit?
lV.
E pra, a do të hapë rrugë kryeministri aktual?
Sa më shpejt që ta japë dorëhrqjen, aq më mirë do të jetë për të dhe për Reformën. Po, e a kupton dot ai këtë?
Po nuk e kupton dhe tani; do të vijë e të ndihet edhe më rënda nga ç’është.
Se Saliu nuk ka çfarë të kuptojë, ngaqë ai mendon në jerm se do të desatabilizojë Shqipërinë.
Hajde, Sali, hajde! Ky i mjerë i ka shpallur Amerikës luftë me një fishek. Sigurisht, edhe kjo trimëri është, paçka se fundi është i sigurt.
Gjithsesi maxhoranca duhet ta kuptojë, se fati i saj nuk është më në dorë të saj, por vota sigurisht që është në dorë të saj dhe duhet të jetë për Amerikën.
Po Rama?
Ky nuk mund të jetë më kryeministër se nuk ka as besimin e Uashingtonit dhe as besimin e Berlinit.
Gjithsesi; maxhoranca e di vetë fatin e saj. /CityNews
Batuta e saj bëri xhiro në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për ...
Gazetari i kronikës, Spartak Koka, ishte i ftuar në emisioni...
Shtetet e Bashkuara shprehën “shqetësimin e thellë për përpj...
Një biznesmen nga Durrësi ka rënë pre e një mashtruesi, i ci...
Ne mendojmë se mënyra e vetme që të ndihemi sa më të pasër ë...
Lajmi për largimin e Sheratonit nga Shqipëria, ka ngjallur p...
Ndërkohë që rritja drastike e pagës së kryeministrit kosovar...
Nga Ylli PATAArta Marku ka nisur dje të ç’montojë Prokurorin...
Pas votimit për ministrin e ri të Shëndetësisë të Maqedonisë...
Lajmi për largimin e Sheraton nga Shqipëria, si një nga mark...
Gazetari i kronikës Spartak Koka, i ftuar në emisionin “Kjo ...
Ish-lojtari i Fiorentinës, që tashmë mban bluzën e Milanit n...
Pasi më parë orientoi strukturat përfaqësuese të partisë në ...
Kryeministri Rama i ka dhënë një post të rëndësishëm shtetër...
Një 21-vjeçare nga Fieri, me inicialet M.B. dyshohet të jetë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar lidh...
Ajo u bë e famshme falë emisionit “Xing me Ermalin”, e që at...
Jemi të gjithë fajtorë për gabimet që bëjmë në stil, por kët...
Rëndomë thuhet se “paraja ndjek të njëjtën rrugë” ose “paraj...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e djesh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...