web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari i kronikës zbulon strukturën që do të ketë Policia e Elbasanit

30 Dhjetor 2017, 19:13, Aktualitet CNA

Gazetari i kronikës, Spartak Koka, ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” të Nisida Tufës, në televizionin News24.

Teksa komentoi vizitën e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, pak ditë më parë në Elbasan, Koka u shpreh se takimi në fjalë erdhi në kuadër të projektit suedez dhe lançimi publik i ?Platformës se Policimit dhe Sigurisë në Komunitet?, ndërsa zbuloi edhe strukturën e re të Policisë së Elbasanit, të prezantuar në këtë takim mes Policisë së 12 qarqeve.

Sipas gazetarit Koka, do të ridimensionohen disa sektorë dhe disa të tjerë do të shkrihen, ndërsa tha se është e nevojshme kthimi i zëvendësdrejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në zonë.

?Është përmendur për një nocion të ri, zonë policore dhe me sa kam informacion, bëhet fjalë për një ulje të numrit ë sektorëve. Pra kemi një drejtori vendore dhe një zëvendessektor krimesh, me sektorë dhe seksione që janë në varësi të këtyre sektorëve. Do ulet me 50% numri i sektorëve të policisë, do ridimensionohen këta sektorë. Psh; kemi Sektorin e Krimeve dhe atë të Rendit Publik që bashkohet me sektorin e Sigurisë Publike. Kemi Sektorin për Trafiqet Narkotike dhe Krimet e Rënda dhe Krimin Ekonomik që do të bashkohen në Sektorin për Hetimin e Krimit të Organizuar. Sektorët e mëparshme do të jenë si seksione më vete brenda një sektori. Do të ulen dhe drejtuesit. Fakti që grupi i punës ka evidentuar se në Drejtorinë Vendore të Elbasanit, 1 në 2 punonjës është shef, tregon sesa e dobët është situata dhe cila është qasja, ku mungonte afërsia me komunitetin, reagimi i shpejtë dhe mënyra se si të parandalohej krimi. Do kemi shtim të një sektori të ri, por mendoj se prapë kjo strukturë ka nevojë për rikthimin e zëvendësdrejtorit të rendit dhe sigurisë publike në zonë. Është menduar sipas drejtuesve të policisë që ky shef sektori i sigurisë publike do të dublojë edhe pozicionin e zv/drejtorit?, tha gazetari Spartak Koka. /CityNews





Lajmet e fundit nga