web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rudina Magjistari në një rrëfim për veten, ja si e propozoi bashkëshorti

30 Dhjetor 2017, 19:40, Aktualitet CNA

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari interviston çdo ditë njerëz të ndryshëm në emisionin e saj, ndërsa vet rrallë herë jep intervista. Por mesa duket Aulona dhe Fatma janë treguar të shkathëta dhe i kanë rrëmbyer Rudinës një intervistë për veten dhe familjen e saj të vogël. Ajo ka treguar se festat në familjen e saj dy vitet e fundit janë më të gëzueshme për shkak të vajzës së saj të vogël Mia, e cila padyshim është hareja e festave në shtëpi.

?Festat kanë ardhur shumë gëzueshëm, sidomos tani që këto dy vitet e fundit me ardhjen në jetë të Mias është një gëzim i vërtetë?, ? shprehet moderatorja.

Për sa i përket dhuratave të bashkëshortit ajo tha se ai çdo ditë e mbush me fjalë të bukura gjë që e bën atë ta dashurojë edhe më shumë, por edhe surpriza mesa duket i bën shpesh.

E pyetur se cila është dhurata që e ka emocionuar më tepër Rudina u shpreh:

?Mund të kujtoj momentin që ai më bëri propozimin e tij. Ai ka qenë një moment shumë surprizë dhe shumë i bukur? ? u shpreh moderatorja duke na e zbuluar vetë këtë detaj./CityNews





Lajmet e fundit nga