web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zonat malore zbardhen nga dëbora/ Ja akset më problematike

19 Dhjetor 2017, 11:11, Aktualitet CNA

Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që gjatë natës reshjet e dëborës të mbulojnë zonat malore.

Dëbora ka mbuluar në trashësinë 10 cm-25 cm territorin e bashkive Librazhd-Gramsh e Përrenjas si dhe Malësinë e Elbasanit. Edhe pika turistike e Gjinarit mëngjesin e të martës ishte mbuluar nga një shtresë e hollë dëbore, ndërsa të gjitha akset e rrugëve kombëtare kanë qenë të qarkullueshme dhe pa probleme për shkak të dëborës e cila gjatë natës ka rënë me intensitet në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë ku është punuar pandërprerje nga Firma Nënkontraktore.

Vështirësi qarkullimi deri në mesditë ka patur në aksin Lunik -Stebleve dhe Dorëz-Qarrishtë në Bashkinë e Librazhdit, ndërsa furnizimi me energji elektrike nuk ka patur ndërprerje./ CityNews





Lajmet e fundit nga