web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta “në luftë” me PS/ Presidenti gati të bllokojë kandidaturën e Helidon Bendos në krye të SHISH

19 Dhjetor 2017, 09:59, Aktualitet CNA

Thellohet përplasja mes mazhorancës qeverisëse dhe Ilir Metës. Pas tentativës së dështuar të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të bllokuar largimin e Adriatik Llallës, socialistët i janë përgjigjur Presidentit të Republikës, duke rrëzuar ligjin për tarifat gjyqësore.

Teksa  ditën e djeshme gjithë vëmendja ishte përqendruar tek Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm, ligjvënësit socialistë nën tymin e flakadanëve të hedhur në ambientet e Kuvendit nga opozita, votuan kundër dekretit të kreut të shtetit.

Ishte Presidenti Ilir Meta, ai i cili pak ditë më parë ktheu në Kuvend ligjin për tarifat gjyqësore, me argumentin se ishin rritur çmimet dhe u privohej e drejta qytetarëve për të pasur akses në gjykatat e vendit.

?Kthimin e ligjit nr. 98/2017 ?Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë?. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës. Dekretoj: Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 98/2017 ?Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë?. Nr. Dekretit 10656. Tiranë, më 22.11.2017.Presidenti i Republikës, Ilir Meta?, thuhet në dekretin e Presidentit Meta drejtuar Kuvendit.

Mirëpo, pas këtij veprimi deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan dekretin Presidentit Ilir Meta në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë që ditën e djeshme vulosën vendimmarrjen e tyre, duke e votuar edhe në Parlament. Kësisoj me këtë veprim, socialistët jo vetëm që i kthyen reston Metës, por i kanë shpallur edhe ?luftë?.

Megjithatë se çfarë do të prodhojë kjo ?përplasje? e nisur mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, mbetet të mësohet në ditët në vijim.

Emërimi Bendos

Ndërkohë dje Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zyrtarizuar dekoratën për Visho Ajazi Likën, aktualisht ambasador në NATO, por ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se pritet që të bllokohet emërimi i Helidon Bendos në krye të SHISH.

Gazeta  Sot, u interesua pranë institucionit të kreut të shtetit, dhe ende nuk ka asnjë vendim sa i takon emërimit të Bendos. Pra shumë gjasa pritet që Presidenti Meta ta rrëzojë kandidaturën e Helidon Bendos për postin e kreut të inteligjencës shqiptare.

Megjithatë, vendimi i Metës për bllokuar emërimin e Bendos, duket se është nxitur edhe nga veprimi i mazhorancës, kjo e fundit jo vetëm që nuk e donte më Adriatik Llallën si Prokuror i Përgjithshëm, por e zëvendësoi duke votuar si kryeprokurore të përkohshme, Arta Markun.

Si duket kjo përplasje mes Ramës dhe Metës ka ardhur si pasojë e refuzimit që i bëri në bllok mazhoranca qeverisëse Adriatik Llallës. Pasi si Presidenti Meta, ashtu edhe PD janë mbështetës të fortë të Llallës. Po dje, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi ?Dekoratën e Artë të Shqiponjës? ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Likës, aktualisht ambasador në NATO. Madje, Meta theksoi se kjo dekoratë i jepet Ajazit për kontributin e tij në luftën kundër terrorizmit.





Lajmet e fundit nga