Arta Marku merr sot zyrtarisht detyren e kryeprokurores së përkohshme
Sot do të marrë zyrtarisht detyrën kryeprokurorja e përkohsh...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas protestës së opozitës dhe zgjedhjes se kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.
Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka bërë dhe një analizë të ngjarjeve të fundit, avokati Ngela e ka cilësuar si flluskë sapuni protestën e opozitës.
Gjithashtu sipas Ngjelës, Shqipëria, me ndihmën e Amerikës dhe Bashkimit Europian, do të hyjë në një vetëdisiplinim racional të qeverisjes së moralshme.
Ndër të tjera Ngjela u shpreh se ?Ambasada amerikane tha hapur dhe qartë dje se në Shqipëri u hoq nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbrojtësi i korrupsionit të lartë shqiptar.?
Postimi i plotë i Ngjelës:
Politika amerikane e përshëndeti mënjëherë dje shkarkimin e prokurorit Llalla dhe mbështeti emërimin e prokurores së re Marku.
Akoma më do të këtë fuqi korrupsioni shqiptar që të shpresojë se nuk do të ndëshkohet?
Ambasada amerikane tha hapur dhe qartë dje se në Shqipëri u hoq nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbrojtësi i korrupsionit të lartë shqiptar.
Ky ishte një sukses i madh për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Po revolta e pretenduar me sokëllimë nga korrupsioni, si u shfaq?
E gjithë “revolta” e korrupsionit rezultoi një flluckë sapuni. Kurse vetë Saliu u flak si një rreckë e vjetër në kanalin kullues të kohës.
Po, e gjithë kjo, la një shije të hidhur në opinionin publik shqiptar për të gjithë klasën politike: Shqiptarë! a e shihni se për kë votoni masivisht dhe me sy mbyllur?!
I patë vjedhësit në revoltë?
Historia do të tallet me këta trutharë që e kanë ditur vjedhjen e shtetit dhe të shqiptarëve intelekt të lartë drejtimi.
Por ama, që sot e tutje, kushdo që kërkon të hyjë në politikë, të mendonohet mirë, se, Shqipëria, me ndihmën e Amerikës dhe Bashkimit Europian, do të hyjë në një vetëdisiplinim racional të qeverisjes së moralshme.
Po le ta analizojmë më thellë çështjen
I. Gëzimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë për rrëzimin e prokurorit që mbronte korrupsionin e lartë në Shqipëri; tregon dy arsye të cilat do ta rrisin optimizmin e shqiptarëve:
E para: që politika amerikane do ta çojë deri në fund vendosjen e drejtësisë dhe moralitetit në Shqipëri.
E dyta: që shumë shpejt do fillojë goditja penale e korrupsionit të lartë shtetëror.
Të dy këta aspekte, shqiptarët po i prisnin me padurim dhe me shqetësim të brendshëm, brenda pyetjes: a do ta çojë Amerika deri në fund luftën kundër banditizmit qeverisës në Shqipëri?
Akti i djeshëm i politikës amerikanë i ka bërë sot shqiptarët që të hedhin edhe një hap më tej në shpresën e tyre.
II. I patë sesi u ekzaltuan të korruptuarit e mëdhenj të opozitës dje në Parlament?
Ja, këta kanë qënë së brendshmi në historinë politike të Shqipërisë të gjithë pushtetarët hajdutë dhe shitës të interesit kombëtar në njëqind vjet.
Ajo që shfaqën dje me mjete primitive në Parlament grabitësit e jetës së shqiptarëve, nuk ishte një mllef i tyre kundër maxhorancës shqiptarë, por një mllef kundër Amerikës, për faktin që kjo është bërë me popullin shqiptar kundër sunduesëve, të tërë banditë dhe shitës të vazhdueshëm të interesit kombëtar te
fqinjët pushtues.
lll. Por tani për korrupsionin shqiptar mori fund gjithçka.
Asnjë nga këta pushtetarë aktualë nuk është më i sigurt. Asnjë, në të dy krahët e politikës shqiptare.
Koha e spastrimit ligjor të imoralitetit shqiptar, dje, bëri hapin e vet themelor përpara.
Penguesit e vazhdueshëm të Reformës në Drejtësi, deje menduan që ta bllokonin përfundimisht Reformën, por dështuan sepse populli nuk i përkrahu.
Po, si ka mundësi që të vjedhurit të ngrihen e të mbrojnë grabitësit e mirëqënies së tyre?
Ende nuk janë në gjendje që ta bëjnë brenda vetes këtë pyetje këta politikanë trutharë?
lV. Nuk ka gjë më qesharakë se të shohësh pushtetarët e korruptuar e të kapur në korripsion që duan të pushtojnë Parlamentin e të mos lejojnë votimin e progresit të popullit të tyre.
Të gjithë këta sot janë të mërzitur, se menduan që të mundnin Amerikën me 200 përkrahës të paguar që donin të hynin në sallën e Parlamentit.
Po ja dhe hynë; e pastaj? Do rrëzonin Uashingtonin këta në Tiranë kur në Shqipëri të gjithë shqiptarët janë me Amerikën?
Janë të vegjël nga mendja dhe të liq në ndërtimin e tyre shpirtëror këta të korrupruar.
Babëzia i degdisi dje në shëmtimin më karikaturesk të historisë politike të Shqipërisë.
Po, më saktë, çfarë pamë dje?
Dje u tregua se më budallenjtë menduan ta zgjidhnin hallin e tyre me “revoltë popullore” përmbysëse, e cila ishte një pamundësi absolute. Kurse ata më të mençurit, domethënë maxhoranca, menduan që të përfitonin diçka me politikën e pranimit të politikës amerikane antikorrupsion edhe pse janë edhe vetë të rrezikuar nga kjo politikë.
Po, megjithatë, të dy krahët janë të trembur. Kurse politika amerikane dhe ajo gjermane sigurisht që do vijojnë të mposhtin çdo rezistencë të korrupsionit shtetëror shqiptar.
Politika amerikane tani duhet të hidhet në sulm real, sepse akti i djeshëm ka rritur shpresën shqiptare për progres të shpejtë. Sytë e të gjithë shqiptarëve sot janë të kthyer me shpresë të re nga Amerika, si asnjëherë tjetër, edhe pse 97 përqind të tyre gjithmonë ka 27 vjet rresht që janë proamerikanë.
Zotërinj që po përgjoni historinë e Shqipërisë nga dritaret e territoreve shqiptare të pushtuara prej jush!
Kujtohuni dhe binduni se, pas gjithë këtyre shekujve shtypës, erdhi më në fund dhe koha e shqiptarëve. Që nesër e tutje, të gjithë ju – mos kini më asnjë shpresë te korrupsioni shtetëror shqiptar, të cilin keni një shekull që e paguani!
Sepse, Fuqitë e Mëdha perëndimore, tani janë të gjitha me shqiptarët. Rusia juaj është shumë pak./ CityNews
Sot do të marrë zyrtarisht detyrën kryeprokurorja e përkohsh...
Mëngjesin e sotëm qindra punëtorë të përpunimit të naftës në...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndje...
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 77 k...
Sipas Meteoalb moti për ditën e sotme do të karakterizohet n...
Ditët e fundit temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme, du...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Policia e Shtetit ka dhë...
Ata që kanë një lidhje do tregohen shumë kërkues dhe posesiv...
Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, njeriu i ri i fortë i...
Mendoni për ditën më të keqe të jetës suaj. Më të keqen e më...
Dhjetori është muaji i festave dhe dhuratave.Nëse nuk keni m...
Një muaj më parë, Sarah Idan do të përfaqësonte Irakun në ko...
Rozana Arkle, australiania që u bë e famshme falë fotove jos...
Dikur zëdhënëse e selisë blu, sa herë dilte Laura Vorpsi në ...
Marina Vjollca i dha fund beqarisë në muajin shtator me repe...
Jo më kot, ajo u shpall “Aktorja më e mirë e vitit 2017” nga...
Teksa dikur fokusoheshit vetëm tek zëri i Flakës, sot nuk ka...
Kantautori i njohur Flori Mumajesi është një prej artistëve ...
Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë presidenti amerikan ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...