web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bochard kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie nga isntitucionet politike

19 Dhjetor 2017, 10:53, Aktualitet CNA

Ambasadori i OSBE-së Bern Bochard  ka vlerësuar hapin e ndërmarrë nga Kuvendi në lidhje me monitorimin e bërë nga institucionet e pavarura.

Bochard ka thënë se mbështesin mekanizmin  e kontrollit dhe të balancës, ndërsa ka nënvizuar edhe mbështetjen që  OSBE  u ka dhënë institucioneve të pavarura.

?Mekanizmat e kontrollit sigurojnë demokracinë. Organet e pavarura si Agjencia Kundër Korrupsionit, Avokati i Popullit etj, luajnë rol të rëndësishëm në monitorimin e të drejtave të njeriut. Ka gjithmonë vend për përmirësim në interes të qytetarëve. Veprimet duhet të jenë transparente duke iu mundësuar qytetarëve të ngrenë pyetje haptazi për problemet që kanë, ndërsa punonjësit e zyrave të shtetit, duhet  të jenë llogaridhnës dhe përgjegjës?, ka thënë Bochard./Citynews





Lajmet e fundit nga