web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshjet me KFW gjermane/ Ahmetaj: Synojmë të nxisim vetpunësimin

19 Dhjetor 2017, 10:30, Aktualitet CNA

Ministri Financave Arben Ahmetaj ka nënshkruar marrëveshje me KFW Gjermane, në lidhje me eficencën  e energjisë.

Sipas Ahmetajt, objektivi kryesorë është përmirësimi i situatës të vetpunësimit.

Me KFW gjermane, është nënshkruar një marrëveshje në fushën e energjisë elektrike, për financimin e projektit ?Eficienca energjetike ? programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike?, me vlerë 15.8 milionë Euro.

6 projektet e financuara nga qeveria gjermane në sektorë të ndryshëm

1-Ndërrmarjeve të Vogla e të Mesme në zonat urbane dhe rurale në fazën e dytë?. Marrëveshja parashikon dhënien e një huaje deri në 10 milion euro.
2-Marrëveshje për projektin ?Energjia ujore dhe siguria e digave në kaskatën e Drinit?. Marrëveshja parashikon dhënien e një huaje deri në 20 milionë euro.
3-Marrëveshje për projektin ?Efiçenca energjitike – programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike?. Ajo parashikon dhënien e një huaje deri në 40 milionë euro, garantuar nga qeveria shqiptare.
4-Marrëveshje për masën shoqëruese të projektit ?Program në sektorin e ujit – furnizim me ujë të zonave rurale II?. Marrëveshja parashikon dhënien e grantit deri në 1.5 milion euro.
5-Marrëvjeshje për ?Programin III për furnizimin me ujë të zonave rurale?. Marrëveshja parashikon dhënien e grantit deri në 24 milionë euro.
6-Marrëveshje për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin ?Efiçenca Energjitike përmes sektorit bankar. Marrëveshja parashikon dhënien e grantit deri në 12 milionë euro./Citynews

 





Lajmet e fundit nga