web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dënohet dhuna në protestën e opozitës/ BE, “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit

19 Dhjetor 2017, 10:10, Aktualitet CNA

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.

Pas Ambasadës Amerikane edhe Delegacioni i BE ?së,  ka dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestës,ndaj ka apelur dhe kërkuar më shumë lidership dhe përgjegjësi nga politikanët.

?Qytetarët kërkojnë nga përfaqësuesit lidership dhe përgjegjësi. Reformat janë vendimtare për aspiratën e Shqipërisë në BE. Deputetët të punojnë në partneritet për reformat e rëndësishme. Dënojmë dhunën dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit. Protestat duhet të zhvillohen në mënyrë demokratike?, thuhet në reagimin e BE ?së./CityNews





Lajmet e fundit nga