web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Kush ishte deputeti që qëlloi Arta Markun me flakadan në parlament?

19 Dhjetor 2017, 11:06, Aktualitet CNA

Arta Marku nuk e pati të lehtë të betohej në parlament si Prokurore e Përgjithshme.

Thirrjet në kor të demokratëve se ajo që po ndodhte ishte një ?turp turp turp?.? dhe atmosfera tymuese dhe agresive që transmetohej direkt në të gjitha televizionet, ishte vetëm sprova e parë për atë që e pret kryeprokuroren e përkohshme.

Mllefi i opozitës shkoi deri në pikën që një deputet i opozitës hodhi flakadanin për ta goditur Arta Markun. Nga video shihet që ishte deputeti Bardh Spahia që mbante në dorë flakadanin dhe e ka hedhur atë mbi prokuroren që betohej.

Bardh Spahia është deputet i zgjedhur në Shkodër, nga i njëjti qark që vjen edhe Arta Marku. Po të mos ishte për çadrën e gardistit, flakadani do të kishte goditur Prokuroren e Përgjithshme, cila në atë moment, ka pëshpëritur një ?bravo? për atë që ka ndodhur./Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=25ODeEGfppY&feature=youtu.be

 





Lajmet e fundit nga