web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sala në sallën e parlamentit si Napoleoni te Ura e Akrolës

19 Dhjetor 2017, 11:36, Aktualitet CNA

Napoleon Bonoparti ndryshe nga shumë strategë të shquar ushtarakë si Aleksandri,  Hanibali, Cesari, Kostandini, Perandori i fundit i Bizantit, Skënderbeu, Suvorovi apo Manshtjani dhe Patoni në shek XX nuk luftonte në vijën e parë, nëse nuk ishte absolutisht e domosdoshme për të siguruar fitoren apo për të shmangur shpartallimin e pashmangshëm.

Fiks 101 vite më parë Napoleon Bonoparti për tu dhënë zemër trupave franceze, që po masakroheshin nga zjarri i topave dhe i pushkëve të ?Jagerave? austriakë buzë Urës së Arkolës, rrëmbeu një flamur dhe u sul i pari në sulm. Ai rrezikoi të vritej në çdo cast, por marrja në sy e rrezikut ia vlejti. Ushtarët e demoralizuar francezë, kur panë shembullin guximtar të kryekomandantit të tyre, u sulën kundër trupave austriake pa u trembur nga predhat e topave dhe brëshëri i plumbave . Normalisht austriakët u shpartalluan dhe ura me rëndësi strategjike ra në duart e francezëve.

Berisha këtë të hënë në sallën e parlamentit për t?i dhënë zemër grupit të vet laraman parlamentar, ndonëse në moshë të thyer u sul vetë i pari për t?u përleshur me gardistët, me qëlllim që të sabotonte zgjedhjen antikushtetuese si prokuroreshë të përkoshme dhe të përgjithshme të një femre me emrin Arta. Sulmi i Berishës, ndryshe nga ai i Napoleonit dështoi. Napoleoni kishte për vartës oficerë të tillë si Nei, Davuja, Murati, Savarija, që u bënë mareshalë të Francës e u mbuluan me lavdi në fushëbeteja. Berisha fatkeqësisht kishte për vartës skalapecë të mjerë si Lulzimi, Grida apo Salianji. Fundi i fundit kjo është hakmarrja e dialektikës. Berisha donte, që të vendoste kryetar PD-je një nulitet të urtë të buzëqeshur e të bindur, që edhe menaxhimin e parave të vjedhura ia jep me koncesion të kunatit. Tani Berisha do paguajë faturën për zgjedhjen e bërë. Me dhimbje shkruaj që Berisha më kujton atë vjehrrin idhnak, që e kërkonte dhëndrin jo vetëm të urtë, jo vetëm kollovar, por edhe të tredhur, që të ishte plotësisht i sigurtë se dhëndri tredharak nuk do rebelohej kurrë. Më pas ky farë vjehrri ankohej te klubi i fshati se dhëndri nuk po e gëzon, që nuk po e gëzon, me një nipce. Eh more Berishë e doje Lulzimin të tredhur dhe kërkon, që të të sjellë e nipcen e suksesit në shtëpi! Mision i pamundur!!!!

Gjermanët kanë një proverb, që thotë se çdo krahasim çalon. Sigurisht edhe krahasimi im me Berishë e Napoleon çalon, por jam më se i sigurtë, që krahasimi me kollovar të tredhur nuk çalon aspak. GJERGJ THANASI/ CityNews





Lajmet e fundit nga