web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafikonin kokainë/ Arrestohet banda shqiptare

3 Nëntor 2017, 00:00, Aktualitet CNA

Policia Angleze ka bërë të mundur arrestimin dhe dënimin me burg për 25 vite të 4 shtetasve shqiptarë nën akuzën e trafikut të kokainës.

Mësohet se deri në momentin e arrestimit banda shqiptare ka trafikuar drogë që kapte shumën e 4 milion sterlinave në Southampton.

Sikurse kanë raportuar mediat vendase të dënuarit janë Nuri Mucmataj, Bekim Halilaj, Fitim Halilaj dhe Tomas Hela, dhe të katërt jetonin ilegalisht në Angli.

Kokaina që shiste ky grup kriminal 91% ishte e pastër, ndërsa gjatë arrestimit të tyre policia i gjeti edhe 180.000 stërlica cash.

Grupi u kap kur oficerët bastisën një furgon Astra në Southampton i cili përmbante kokainë me një vlerë rrugësh prej 140,000 stërlina. /CityNews





Lajmet e fundit nga