web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Radarët e drogës emëruan 3 nga prefektët e Ramës

2 Nëntor 2017, 21:42, Aktualitet CNA

Kryeministri Edvin në përputhje me konceptin e tij të qeverisjes si spektakël jo si administrim, njërëzish, punësh, territori etj. shkarkoi dhe emëroi brenda një dite një dyzinë me prefektë. Të sapoemëruarit kishin një tipar të përbashkët: që të gjithë ishin në arsimim dhe profesion oficerë. Përtej spektaklit me oficerllëk, me disiplinë ushtrie apo dhe dalldisjeve opozitare me juntë kolonelësh-e gjeneralësh kuqo-mavi ky emërim kryesisht do shërbejë si një tjetër koncentrim i pushtetit në pak duar dhe këto duar do të jenë edhe më shumë nën kontrollin e rreptë të Ramës. Prefektët e rinj me ndonjë përjashtim janë ose njerëz të lidhur me trafikun e drogës dhe të armëve, ose persona me klecka në biografi, që për të tilla shkaqe e kanë më të vështirë rebelimin dhe më të lehtë përdorjen nga Rama.

Me QNOD-në e Plepave të Durrësit dhe me rrjetin e radarëve, që mbikqyrin hapësirën detare shqiptare kanë lidhje cereku i prefektëve të sapoemëruar. Nuk mund të jetë rastësi, apo koincidencë! Nuk është as mbyllje goje dëshmitarësh me nga një copë tortë pushteti, sic thotë e mjera opozitë. Është përdorimi i këtyre prefektëve si guvernatrorë në qarqet përkatëse për të organizuar më me eficencë, e me më pak lënie gjurmësh trafiqet e drogës por me raste edhe të armëve.

Prefekti i Elbasaanit Gjen/maj. Maks Malaj, ish shef i shtabi të përgjithshëm të ushtrisë, që në shikim të parë duket si një pedigri (pedigree), që nuk ka të sharë. Gjen.Malaj për koincidencë ishte drejtori i QNOD-së në kohën e Mrikës së Lulzimes, kur njeriu i Habilajve u punësua në QNOD-Durrës, në qendrën ndëroperacionale, që menaxhon kontrollin e hapsirës detare shqiptare edhe nëprmjet rrjetit të radarëve aq shumë të përfolur së fundi. Vallë është koincidencë, që pikërisht në Elbasanin e krimit të organizuar, që bën atentate spektakolare, që kërkon të vrasë kryebashkiakun mavi veteran, sic vrau Cosa Nostra kryebashkiakun e Palermos, Salvo Lima?! Koincidencë është, që nga ELbasani kalon një nga ?lumenjtë? e heroinës afgane të ardhur nga Turqia!? Koincidencë është , që Elbasani është gjelbëruar si e gjithë Shqipëria, por që mban rekordin mbarëshqiptar të ngarkesës më të madhe të kanabisit të kapur me një dorë, famëkeqin 80 kuintalësh të kamionit me targa e shofer maqedonas, andej nga Ankona!?

Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj oficer marine matjan, ish atashe ushtarak në Romë, në kohën, kur shoferi i ambasadës u kap me heroinë (ambassador Lleshi padyshim ka kujtime interesante) dhe pa dyshim ka qenë punësuar si bicim nëndrejtori në QNOD-në fiks si gjen.maj. Malaj. Gjirokastra me Doganën e Kakavijës dhe Doganën simpatike të Tri Urave realisht e meriton një prefekt me arsim të lartë ushtarak detar, me përvojë diplomatike në Itali dhe që ka edhe eksperiencë QNOD-je dhe radarësh ?Lockheed Martin?!!!!!!!!! Prefekti Aliaj ka eksperiencë të gjerë pune edhe pranë firmës piramidale VEFA dhe cuditërisht më duket se ende shlyen me këste dëmin ekonomik, që i shkaktoi ambasadës sonë në Romë, kur ushtronte detyrën e atasheut ushtarak!! Realisht z. Aliaj është prefekt perfekt për Gjirokastrën, Kakavijën dhe Tri Urat!

Prefekti i Shkodrës Cesk Midha kol. në rezervë me përvojë të gjatë si oficer ndërlidhje me sa duket në detyrën e tij si prefekt do ketë nën mbikqyrje edhe doganat e Murriqanit, Hanit të Hotit dhe atë të voglën pa mbulim me Sistemin TIMS, atë afër Tamarës. Kol. Cesku si drejtues në firmën Idea-tel me nr. Nipt-i J91511004H ka kontribuar fuqimisht në mbajtjen në gadishmëri të radarëve të lartpërmendur, që nga zyrat e QNOD-së në Plepa Durrës i menaxhonin ca kohë më prefektët Malaj dhe Aliaj. Kjo firmë me pronar Idlir Karkinin e specializuar në shitje telefonësh celularë, sipas ekstraktit të kompanisë (regjistrimi i firmës në QNK), në vitin 2011 në kohën e ministrit Imami fitoi kontratën për mirëmbajtje, riparim radarësh në bashkëpunim me kompaninë GEM. Pas aftësive të mirëmbajtejs së radarëve, firma me objekt biznesi shitjen e celularëve, arriti të fitojë edhe tenderin (nja 8,8 milion euro) e ministrit Pollo për mirëmbajtjen e rrjetit televiziv të bazuar në teknologjinë digjitale. Kësaj here firma na ishte përfaqësuese e kompanisë gjermane Rohde & Schwartz. Normal, që po kjo firmë me fonde shumë herë më të mëdha se në kohën e Imamit fitoi edhe tenderin po përmirëmbajtej radarësh në kohën e Mrikës së Lulzimes!

Nga 12 prefektë gjithsejt 3 prej tyre për koincidencë kanë pasur marëdhënie pune me radarët e QNOD-it dhe sot janë prefektë në qarqe me probleme të forta të trafikimit të drogave të klasit A dhe B, si edhe që kanë në përbërje të qarkut pika doganore kufitare interesante.

Kryeminsitri ?patriot? emëron prefekte kolonelen ?tradhëtare?

Dolcis in Fundis sic thoshte latini, pasardhëse të Qazim bej Mulletës kryeministri Edvin emëroi kolonelen në rezervë Suzana Jahollari. Këtë të enjte Kryeminsitri Edvin me dhjetra minuta në parlament afishoi veten si patroti, që urdhëroi deputetët Tahiri Sajmir dhe Bushati Edvin të padisnin në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e detit të nënshkruar nga Lulzimi i Shqipërisë dhe Bakojanisi i Greqisë në kohën e kur Berisha ishte kryeministër. Rama me dhjetra herë e akuzoi Lulzimin dhe Saliun minimalisht sit të pazotë e maksimalisht si tradhëtarë të Atdheut për këtë marrëveshje. Prefektja e sotme me gradën nën/kol. dje është një nga ?avokatet? teknike të marrëveshje së dy tradhëtarëve: Sali & Lulëzim. Ajo u shpërblye nga Rama me postin e prefektes, ndërsa Saliu dhe Lulëzimi u vulosën nga Kryeminsitri Edvin me vulën e tradhëtisë. Që lexuesi të besojë se kol. Jahollari vërtet ka bërë avokatinë teknike të marrëveshjes së tradhëtarëve Berisha, Lulëzim & CO në fund të shkrimit po publikojmë në mënyrë integrale letrën e nënshkruar nga kolonelja me argumentet teknike, pse kishin të drejtë tradhëtarët Sali & Lulëzim t?ia jepnin atë copë det Greqisë.

Le të shpresojmë, që kumbimi i këmbanve të alarmit për prefektët e rinj të arrijë deri në veshët e ambasadorëve relevantë të akredituar në Tiranë. Ky kumbim nuk do t?i shërbejë vetëm Shqipërisë dhe shumicës dërmuese të shqiptarëve, por edhe vendeve nga vinë këta ambasadorë. Tashmë Shqipëria po shndërrohet në një rrezik prezent e të qartë për interesat e vendeve të tyre!

Letra e koloneles të emëruar prefekte

Tiranë, më 31/8/2009

Lënda: Kthim përgjigje

Drejtuar: Zotit Myslim Pasha

Zoti Myslim,

Në përgjigje të letrës Tuaj, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes ?Për nënshkrimin e marrëveshjes detare me Greqinë?, Ju bëjmë me dije se Ministri është njohur me shqetësimin Tuaj.

Pasi u konsultuam me strukturat përkatëse për këtë problem, Ju sqarojmë si më poshtë:

? Nënshkrimi i Projekt-Marrëveshjes dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, lidhur me delimitimin e hapësirave detare mbi të cilat ushtrohet sovranitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, buron nga neni 83 i Konventës së Montego Bay-it të vitit 1982 (UNCLOS), në të cilën të dy shtetet janë palë. Në formulimin e kësaj marrëveshje janë zbatuar rigorozisht parimet themelore së kësaj Konvente.

? Në këtë marrëveshje janë pasqyruar të drejta të tilla si ajo e sovranitetit shtetëror për qëllimet e shfrytëzimit të burimeve natyrore të shelfit kontinental (article 77 UNCLOS), statusi i pasurive nënujore dhe hapësirës ajrore mbi të (article 78 UNCLOS), gjendet i reflektuar dhe një parim tjetër shumë i rëndësishëm, që është e drejta e kalimit paqësor (article 17 UNCLOS), artikulli 15 i UNCLOS, i cili përcakton mënyrën e delimitimit të detit territorial midis dy shteteve që janë ballë për ballë ose fqinjë, si dhe kapitulli VI i saj, ku trajtohet ?Shelfi Kontinental?.

? Kjo Projekt-Marrëveshje është përgatitur nga një grup profesionistësh të fushës juridike, ushtarake dhe politike.

? Projekt-Marrëveshja ende nuk ka kaluar për ratifikim në Parlament. Do të ishin me vlerë mendimet që mund të jepen nga ana juaj, në diskutimet që do të zhvillohen për këtë problem.

Duke shprehur vlerësimin tonë maksimal si specialist i fushës përkatëse, jeni i mirëpritu të vini e të njiheni me praktikën e ndjekur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Nënkolonele Suzana JAHOLLARI

 

GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga