web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kodheli kundër ish-presidentit Nishani / Ja pse nuk duhen deklasifikuar dokumentet

2 Nëntor 2017, 21:29, Aktualitet CNA

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për për emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka dalë kundër ish-presidentit Bujar Nishani, për deklasifikimin e dokumenteve.

Kodheli tha:”Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas meje, është në interes të publikut, por së pari duhet të respektojmë ligjet e vendit, dhe për sa është një hetim në këto momente, duhet të mos deklasifikohen. Ka eksperienca plot edhe në botë, për dokumente të deklasifkuar. Psh në SHBA, për dosjen e Kenedit, por jam dakord që për interes të publikt të bëhen publike nëse nuk cënojnë vendin.”

Deklasifikimi i dokumenteve kërkohet për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku është folur për Habilajt por edhe për emra konkretë të trafikantëve të drogës. /CityNews





Lajmet e fundit nga