web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kodheli flet për radarët / Ja cila është e vërteta

2 Nëntor 2017, 21:24, Aktualitet CNA

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë një prononcimi për emisionin ?Të Paekspozuarit?, ka deklaruar se radarët e vendit nuk kanë qenë asnjëherë të programuar për të identifikuar trafikantët e drogës.

Sipas Kodhelit: ?Në vitin 2006 më të drejtë qeveria e asaj kohë, duke qenë së Shqipëria po përgatitej që do futej në NATO, kufijtë detar shqiptarë do ishin kufijë NATO. Kështu që, NATO bleu disa radarë që mbrojnë kufijtë territorial detar të Republikës. Radarët kanë qenë të programuar kush vjen nga jashtë dhe hynë në territorin shqiptar, nuk ka qenë të programuar këto radarë për këtë gjë.?

Në vijim të përgjigjes së saj për çështjen e radarëve ajo tha se asnjë ushtri në botë nuk merret me trafikantë droge.

?Nuk ka ushtri në botë që merret me trafikantë. Pra asnjë ushtri e NATO-s nuk merret me trafikantë. Dhe ajo kontratë që ka kaluar në parlament për blerjen e radarëve është e programuar të shikojë një gjë metalike, jo plastike?? deklaroi Kodheli. /CityNews





Lajmet e fundit nga