web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ERTV Ramës media kazani

2 Nëntor 2017, 21:12, Aktualitet CNA

Nuk ekziston në asnjë vend të botës që një kryeministër krijon vetë një media dhe nis të ofendojë mediat e tjera.

Analisti Mark Marku, deklaroi sonte në studion e emisionit ?Opinion?, se kryeministri Edi Rama nuk duron dot më kritikat e medias, ka nisur të ofendojë mediat, duke krijuar vetë një media. Marku tregoi se Rama acarohet vetëm atëherë, kur media i prish propagandën.

?Rama ka arritur në atë pikë që shan mediat tradicionale si media kazan, personalisht ka ngritur një media. E quan atë portalin e vet, ERTV. Ku ka një kryeministër në botë që pretendon të ndërtojë një media vetë dhe të sulmojë nga krahu tjerët gjithë sistemin mediatik?,- theksoi Marku.

Në lidhje me ofendimin ndaj gazetarëve, ai tha më herët, se nëse është rreziku i diskretitimit të Shqipërisë, nuk është problem i gazetarëve, por është një problem i qeverisë që ka krijuar problemin.

Sipas tij, nuk mund të kërkosh fajin tek gazetarët që pyesin se pse në vend ka kanabis. Marku tregoi se në çdo vend të Europës, një qytetar ka të drejtë të kërkojë informacion në çdo zyrë të qeverisë dhe këtë të drejtë ia jep ligji.

Për këtë rast, Marku theksoi se kjo gjë ndodh, pasi Rama ka filluar të mos pranojë atë informacion që i vjen nga mjedisi i jashtëm, i cili nuk përshtatet me pritshmëritë personale ndaj dhe e quan “media kazani” ndërkohë që ERTV e tij është vetë kazan pushteti.

?Ekziston një lloj autizmi që kalon në çdo qeveritar shqiptar pasi kalon një periudhë qeverisje. Nuk ka dëshirë të dëgjojë asgjë nga jashtë. Duke pasur këtë dëshirë për të mos marrë informacione negative, ndërpret çdo kontakt me burimet e tjera që nuk i sjellin informacione që nuk i don ai. Rama kërkon që ambjenti t?i sjellë mesazhe që don ai?,-tha Marku.





Lajmet e fundit nga