web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Referendumi/ Gjykata lë në burg 8 ish udhëheqës të Katalonjës

2 Nëntor 2017, 23:45, Aktualitet CNA

Një gjykatës në Spanjë urdhëroi sot qëndrimin në burg të 8 nga 9 ish udhëheqësve të Katalonjës, ndërsa hetimet ndaj tyre vazhdojnë në akuzat për rebelim, nxitje dhe shkëputje të rajonit nga Spanja. Për njerin gjykata vendosi  hetimin në liri, pas pagimit të një garancie prej 58.300 dollarësh.

Sipas radios ?Zeri I amerikes?, udhëheqësi i shkarkuar i Katalonjës Calers Puigdemont nuk ishte mes të arrestuarve në gjykatës e Madritit. Një prokuror spanjoll ka kërkuar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij, meqë nuk iu bind urdhërit për t’u paraqitur në gjykatë.

Zoti Puigdemont i ka hedhur poshtë gjithë akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht dhe tha se do të kthehej në Spanjë, vetëm në se merr garanci për një proces ligjor të lirë e të drejtë.

Prokurorët kanë ngritur akuza ndaj 14 udhëheqësve katalonas , mes tyre zoti Puigdemont dhe zëvendësi i tij, Oriol Junqueras.





Lajmet e fundit nga