web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Agron Duka: Rama nuk e donte Ajazin, ishte i pari që denoncoi kanabizimin e vendit

2 Nëntor 2017, 21:47, Aktualitet CNA

Kreu i PAA-s, Agron Duka i ftuar në emisionin ?360 Gradë? në Ora News, thotë se kreu i SHISH, Visho Ajazi ishte një funksionar aspak i pëlqyer dhe aspak i dëshirueshëm për kryeministrin Rama.

Sipas Dukës kjo antipati e tij vinte pasi Ajazi e ka denoncuar me kohë kanabizimin e vendit gjë për të cilën qeveria nuk ishte aspak dakord.

?Ajazi nuk ishte i dëshirueshëm për Kryeministrin. Ajazi ishte i pari që denoncoi kanabizimin e vendit për të cilën qeveria nuk ishte dakord. Për mua ky drejtor nuk ishte i dëshirueshëm. Një gjë e kam të sigurt nga njerëz të afërt të Ajazit. Ai pak ditë para se të dorëhiqej ka thënë se ndihet i sigurt dhe që ka marrë garancinë e presidentit dhe të partnerëve për të vazhduar në detyrë?m ka deklaruar Agron Duka. /CityNews





Lajmet e fundit nga