web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto sa një mijë fjalë/ Rama dhe grupi inkriminuar

2 Nëntor 2017, 22:50, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një foto të shoqëruar me një shkrim të marrë nga ?Monitor? ku duken të gjithë ata deputetë, ish-ministra apo dhe persona të implikuar në krim që i përkasin politikës.

Këlliçi ka sjellë kthimin gradual të Shqipërisë  në një Kolumbi kjo nëpërmjet drogës dhe krimit.

?Si po behet Shqipëria si Kolumbia.

Në dekadat e fundit, Kolumbia ka përjetuar një rritje të ndjeshme në dhunën e lidhur me drogat dhe një mosrakordim të policisë lokale dhe institucioneve gjyqësore, si rrjedhojë e korrupsionit dhe ryshfetit. Prodhimi lokal i ushqimeve ra, teksa qindra mijë hektarë u konvertuan për kultivimin e marijuanës. Fermerët që ishin angazhuar në rritjen e produkteve tradicionale, si banania, u përballën me kosto pune më të shtrenjtë dhe mungesë të saj. Inflacioni u stimulua, sidomos në tregjet e tokave, teksa baronët e drogës rritën çmimet. Shumë biznese të ligjshme, përfshirë bankat, hotelet, linjat ajrore, restorantet dhe kazinotë u blenë nga mafiozët dhe u përdorën për pastrimin e përfitimeve të paligjshme.

Përveç korruptimit të sistemeve politike dhe ekonomike, trafikimi i narkotikëve ka gjeneruar një problem në rritje të drogës në familje. Në fillim të viteve 1980, u zhvillua në mesin e të rinjve kolumbianë një varësi e përhapur për ?basuco?. Kjo ishte një lloj kokaine e kontaminuar, që të bën të varur dhe që zakonisht pihet me marijuanë apo duhan, dhe u hodh në tregun kolumbian nga kontrabandistët e kokainës, pasi ajo nuk ishte aq cilësore sa të eksportohej. Duke u shitur lirë, shumë shpejt u bë më shumë popullore në shumë qytete sesa marijuana, duke lënë qindra mijë të varur dhe shumë prej përdoruesve të saj vuajnë nga çrregullime nervore të përhershme./monitor.? /CityNews





Lajmet e fundit nga