web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot jepen rezultatet e monitorimit ajror për kanabisin/ Ja axhenda e ministrit italian

3 Nëntor 2017, 09:25, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minnitti, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Tiranë, është takuar mëngjesin e sotëm me homologun shqiptar, Fatmir Xhafaj.
Pjesë e vizitës zyrtare është edhe delegacioni i nivelit të lartë të ministrisë dhe policisë italiane.

Mësohet se sot do të jepen dhe rezultatet e monitorimit ajror për kanabisin.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minnitti, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Tiranë, është takuar mëngjesin e sotëm me homologun shqiptar, Fatmir Xhafaj.
Pjesë e vizitës zyrtare është edhe delegacioni i nivelit të lartë të ministrisë dhe policisë italiane.

Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e vizitës së ministrit italian në Tiranë.

Në orën 11:00, ministri Marco Minnitti do të takojë Presidentin Ilir Meta, e më pas në 11:30 do të takohet me kryeministrin Rama.

Pas këtyre takimeve, ministrat e brendshem do të zhvendosen në Pallatin e Kongreseve, ku do të vijohet me prezantimin e rezultatve të monitorimit ajror.

Vizita e Ministrit italian Marco Minniti sjell një interes të veçantë mediatik për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend, rrjedhë e shkatërrimit të një bande të strukturuar italo-shqiptare e hipotezës së përshirjes në të, të ish-Ministrit të Brendshëm italian Saimir Tahiri./ CityNews





Lajmet e fundit nga