web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Romeo Kara, sponsori i Gjergj Zefit me paratë që i vodhi shtetit dhe Kastriot Ismailajt në aferën CEZ

16 Tetor 2017, 20:09, Aktualitet CNA

Z. Romeo Kara ka reaguar ndaj përgjigjes sime për shkrimin që bëri kundër meje në mbështetje të Gjergj Zefit. Shkrimin e dytë të z. Rome Kara e gjeni në portalin e Zefit, ?Pamfleti? me titull ?Brumatriçja e shpifjes Kastriot Myftaraj vazhdon avazin e pështyrje-lëpirjes i inkurajuar në hollin e Grandit nga dyshja Fahri Balliu-Ilir Meta?.

Ndërhyrja e papritur e z. Kara në debatin tim me Gjergj Zefin shpjegohet me atë që z. Kara është sponsori i Gjergj Zefit dhe portalit të tij, tani që ky ka mbetur pa sponsor pasi e braktisi Saimir Tahiri, pasi e larguan nga posti i ministrit. Z. Kara pasi i futi duart në ?qypin e mjaltit? në kompaninë e Kastriot Ismailajt që fitoi shumë milionë euro në aferën ?CEZ?, nuk doli duarthatë megjithëse e gënjyen për një llogari bankare në offshoret, për të cilën u bë gjoja denoncues që i dhimbset pasuria publike.

Z. Kara në shkrimin e tij pranon se e ka rrahur Blendi Fevziun në 1994 me porosi të Fahri Balliut, por mohon që të ketë qenë pjesë e një skuadre dajakxhinjsh të rrugëve dhe kafeneve të SHIK-ut të Gazidedes, madje më thotë se do të padisë në gjykatë për këtë që kam thënë.
Nëse z. Kara ka harruar, po ia freskoj kujtesën duke thënë se në atë kohë Fevziu akuzoi SHIK-un se qëndronte pas rrahjes së tij. Përveç kësaj, fakti që z. Kara me grupin e tij të dajakut veproi pa u trembur dhe pa u prekur nga Policia e Shtetit, 50 metra larg Ministrisë së Punëve të Brendshme, është prova më e qartë se ai ishte nën mbrojtjen e SHIK-ut.
Por z. Kara pohon se e ka vazhduar edhe më vonë veprimtarinë si komandant i grupit të dajakut, sepse pohon që ka marrë porosi të më rrahë mua.

Sa për atë që thotë z. Kara se unë paskam thënë për marrëdhëniet e tij me ish-bosin e tij Kastriot Ismail gjëra që nuk i ka pretenduar as vetë Ismailaj, kjo është qesharake. Se çfarë ka bërë z. Kara në kompaninë e Ismailajt është e dokumentuar, ai ka nënshkruar e zeza mbi të bardhë. Sa për llogarinë bankare në offshoret për të cilën Ismailaj dhe Shkëlzen Berisha e gënjyen z. Kara, sigurisht që z. Ismailaj nuk do të flasë për këto gjëra, sepse nuk i leverdis të hapë temën e marrëdhënieve të kompanisë së tij me offshoret.
Duke sponsoruar sulmet e Zefit ndaj z. Ylli Ndroqi, Romeo Kara është kthyer në zanatin e vjetër të dajakxhiut që këtë herë ve gjoba me shantazh mafioz.

Lidhja e z. Kara me Gjergj Zefin zbulon dhe enigmën e fundit të rrahjes së Fevziut në 1994, atë se kush i spiunonte nga brenda redaksisë së gazetës ?Aleanca? lëvizjet e Fevziut te skuadra e dajakxhinjve të SHIK-ut të Gazidedes. Ky ishte Gjergj Zefi, kryetar i Asamblesë së Partisë Aleanca Demokratike, organ i së cilës ishte gazeta ?Aleanca?. Në atë kohë PAD ishte opozitare ndaj PD-së dhe regjimit të Berishës së Parë. /Kastriot Myftaraj/





Lajmet e fundit nga