web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Identifikohet personi që po kërcënon me vetëhedhje nga vinçi

16 Tetor 2017, 16:46, Aktualitet CNA

Është konfirmuar emri i personit i cili prej afërsisht një orë ka hipur në një vinç tek Pallati i Kulturës, ku kërcënon me vetëhedhje.

Ai është Saimir Zalli, i cili refuzon të flasë me policinë, ndërsa ka kërcënuar këtë të fundit se nëse do të ndërhyjë për ta zbritur nga vinçi, ai do të hidhet.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 35-vjeçarin Saimir Zalli, drejt këtij akti, por vijon të kërkojë prokurorin e Tiranës.

Dyshimet e para janë se problemet me pronësinë mund të jenë shkaqet çë e kanë çuar drejt këtij akti. /CityNews





Lajmet e fundit nga