web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbret nga vinçi 35-vjeçari nga Lezha / Policia e shoqëron në komisariat

16 Tetor 2017, 16:59, Aktualitet CNA

Saimir Zalli, 35 vjeç, ka hequr dorë nga vetëhedhja nga maja e vinçit pranë Pallatit të Kulturës.

Ai ka qëndruar për rreth 90 minuta mbi vinç, pa pranuar të komunikojë me policinë dhe duke kërcënuar se do të vetëvritjej nëse nuk do të takonte prokurorin e Tiranës.

Zalli gjatë kësaj kohe ka pasur komunikim të vazhdueshëm me familjarët, si dhe e ka shoqëruar qëndrimin e tij mbi vinç duke tymosur disa cigare. Ende nuk dihen arsyet që e çuan atë të ndërmerrte këtë vendim, ndërsa dyshohet se mund të ketë probleme me pronësinë.

Pasi ai ka zbritur nga vinçi, policia e ka shoqëruar atë për në komisariat, ku edhe do të marrë deklaratën e tij dhe do të vijojë me procedurat e mëtejshme. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga