Kursi i këmbimit, e enjte, 25 qershor 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
ZGJIDHJA reagoi për qëndrimin e qeverisë ndaj apeleve të fermerëve shqiptarë për të shpëtuar fshatin nga skamja dhe falimentimi.
Në një reagim në rrjetet sociale, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima, u shpreh se politika e mbrapshtë e qeverisë e gozhdon bujqësinë shqiptare në gjendjen e mesjetës, ndërkohë që që ka nënshkruar për hapje totale të tregjeve në rajon, e cila i shndërron konsumatorët shqiptarë në shtojca të tregut të prodhimeve të bujqësive të shteteve sllave. ZGJIDHJA paralajmëron se produktet e këtyre vendeve do të na mbysin, duke ia vështirësuar edhe më shumë jetën fermerëve tanë, duke rritur varfërinë, papunësinë dhe eksodin shqiptar.
Postimi në rrjetet sociale:
Parlamenti i parë Rural i vendit tregoi edhe një herë në mënyrën më tragjike se në ç?gjendje mjerimi e ka lënë Rama bujqësinë. Sot prodhimi bujqësor i Shqipërisë është i krahasueshëm me prodhimin bujqësor të vitit 1937. ?Na jepni minimumin për të mbijetuar, na jepni ujë dhe rrugë?-kërkuan në Parlamentin rural fermerët e braktisur nga shteti, si në vargjet më therëse të Migjenit, gati një shekull më parë. Kësaj thirrjeje urgjente të bujqësisë shqiptare për një revolucion në investime, qeveria i përgjigjet në mënyrën më të padenjë. Politika e saj e mbrapshtë e gozhdon bujqësinë tonë në një gjendjen e mesjetës. Kjo qeveri tutkunësh, që ka nënshkruar për hapje totale të tregjeve në rajon, ndërkohë që e kemi bujqësinë për faqe të zezë, po i shndërron konsumatorët shqiptarë në shtojca të tregut të prodhimeve të bujqësive të shteteve sllave. Produktet e këtyre vendeve do të na mbysin, duke ia vështirësuar edhe më shumë jetën fermerëve tanë, duke rritur varfërinë, papunësinë dhe eksodin shqiptar. Qeveria rrahu gjoksin në Parlamentin Rural se ka 70 milionë euro nga BE-ja për bujqësinë dhe se do fuska dorën në xhep edhe për 20 milionë euro të tjera. Por me kusht, shton ajo, që bujqësia të arrijë t?i konsumojë këto fonde jo në shumë vjet. Kjo është tallje. A s?e ka kuptuar kjo qeveri se edhe 200 millionë euro investime në vit për bujqësinë janë pak për ta bërë atë konkuruese në rajon? Qeveria pyet (!) se a do të arrijë bujqësia jonë të thithë në disa vjet 90 millionë euro? Kjo qeveri nuk di të punojë. Edhe ato pak fonde që ka dhënë gjithë këto vite i ka destinuar për të subvencionuar votat dhe militantët që punojnë për pushtetin e kryetarit dhe jo prodhimin bujqësor e blegtoral. Maqedonia ka shkuar shumë përpara. Serbia dhe Mali i Zi akoma më përpara se ne. Maqedonia e vog?l, prej shumë vitesh, subvencionon bujqësinë dhe ushqimin me 150 milionë euro në vit vetëm nga buxheti i saj i shtetit. Maqedonia eksporton n? Shqipëri mish e produkte bujqësore, por jo e kundërta. Trafiku është pothuajse i njëanshëm. Kjo është një tendencë që vetëm thellohet. Qeveria jonë ose vërtet nuk ka dije dhe aftësi të kuptojë se në ç?gjendje alarmante është bujqësia, ose ajo, me vetëdije të plotë, punon për ta kthyer Shqipërinë, për sa i përket konsumit bujqësor, rrjedhimisht edhe politikisht, në një republikë të shtuar të Jugosllvavisë së Re!
ZGJIDHJA e ka dhe do ta ketë prioritet numër 1 që Shqipëria ta prodhojë vetë ushqimin bazë të popullit. Më shumë se një çështje ekonomike, siguria ushqimore dhe aftësia e shteteve shqiptare që të prodhojnë vetë ushqimin, lidhet me sovranitetin, sigurinë dhe interesat tona strategjike në përballimin e konkurencës afatgjatë me sllavët më të shumtë në numër, më të organizuar dhe më të fortë se ne. Kështu, siç po i çon punët ky kryeministër i papërgjegjshëm dhe i paaftë, për pak vite, do të bëjë që shqiptarët të ushqehen kryesisht me produktet bujqësore e blegtorale të shteteve sllave të Ballkanit Perëndimor! Shqiptarëve do ju duhen dekada për t?i korigjuar pasojat e kësaj politike.
Bashkohuni me Zgjidhjen!/ CityNews
Sekrete, intriga, pasione, hakmarrje deri në gjakmarrje që s...
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë...
Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1...
Pas Letrës së Petrit Vasilit drejtuar policisë, edhe Kryetar...
Ditën e shtunë, me datë 7 tetor, Partia Socialiste do të mbl...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ...
Albanologu, studiuesi dhe përkthyesi i njohur Robert Elsie ë...
Revista e famshme belge Beau Monde e specializuar për lexues...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndau një mesazh për puno...
Me politikën e orientuar drejt lindjes RFGJ-ja nuk kishte ps...
Separatistët në Katalonjë festojnë rezultatin e referendumit...
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Edi R...
Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një takim në Kryesinë e Ku...
Një sulm me armë zjarrri ka ndodhur në një koncert në Las Ve...
Mëngjesin e sotëm, kalimtarët kanë gjetur trupin e pajetë të...
Mëngjesin e sotëm, ka nisur takimi në Kryesinë e Kuvendit me...
DASHI21. mars – 20. prill Sot duhet te bëni shume përpjekje...
Ditën e sotme, e hënë 02 tetor 2017 gazetat kryesore te vend...
Gjate kësaj jave do kaloni dite te bukura dhe te mbushura me...
Po pyesni veten nëse një djalë ju pëlqen me të vërtetë? Jeni...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...