web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha përshëndet punën e Institutit Republikan të Amerikës (IRI)

1 Tetor 2017, 16:04, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike është gjendur sot në qytetin e Durrësit ku ka përshëndetur akademinë e lidershipit të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan. Ai ka pohuar se një brez i rinjsh me vlera po rritet në Ballkan, duke  ju ofruar mbështetje në orientimin e tyre drejt politikës.

Ja postimi i plotë:

?Sot pata kënaqësinë të përshëndes akademinë e lidershipit të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) me të rinj nga Ballkani, e cila po zhvillohet prej katër ditësh në Durrës. Një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore po rritet në Ballkan. Ata do t?i çlirojnë shoqëritë tona nga mentalitetet e qasjet e vjetra, do t?i sjellin integritet dhe vlera demokratike politikës.

Një brez i tillë po rritet edhe në Partinë Demokratike. Ata do të kenë mbështetjen time dhe të gjithë drejtuesve të PD-së në rrugën e tyre drejt politikës. Jam i bindur se ata do të na bëjnë shpejt krenarë të gjithëve.

Jam i lumtur që IRI do të vazhdojë të mbështesë demokracinë shqiptare dhe Partinë Demokratike në veçanti, duke përcjellë vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë dhe vlerat e djathta të Partisë Republikane amerikane në veçanti?. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga