web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama dhe Çako nisin tonelata droge në Itali/Krenarë për "suksesin" e madh (Video)

2 Shtator 2017, 16:03, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për drogën e madhe shqiptare të kapur në Itali.

Në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama dhe kreu i policisë, Haki Çako, po nisin çdo javë tonelata në Itali.

Më tej, ai shton se Noriega dhe Haki droga kanë arritur kohët e fundit suksese të mëdha në eksportin e kanabisit.

Ndër të tjera, ish-kryeministri publikon një lajm të portalit Syri.net, ku jepen pamjet e sekuestrimit të 2.3 tonëve të drogës të nisur nga Shqipëria.

?Noriega dhe Haki droga, krenare me suksesin e madh ne eksportin e droges. Po nisin çdo jave tonelata ne Itali!! Te dashur miq, Noriega dhe Haki droga, me operacionet e tyre te fuqishme kunder droges dhe trafikanteve, kane arritur kohet e fundit suksese te medha ne eksportin e kanabisit. Keshtu, çdo jave, fale luftes me zero tolerance te tyre kunder kanabisit, ata nisin si eksport 2-12 ton hashash. Kete here te fundit nxoren 1000 policie nga toka, deti dhe ajri per te bllokuar trafikantet, por jo ata qe eksportojne mall, ndaj u eksportuan 2.3 ton!??, shkruan Berisha./CityNews





Lajmet e fundit nga