Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Kolec Traboini
Ky revansh i fanatizmit neo-osmano-islamik nuk paska të ndalur. Jo vetëm që dalje masive e myslimanëve në Sheshin ?Skënderbe? në kryeqytetin e shqiptarëve të krijon përshtypjen se je në Turqi a vendet arabe, por këta myslimanët shqiptarë kaq shumë ?tolerantë? tregohen sa mbulojnë edhe Gjergj Kastriotin nën futën e zezë, siç bëjnë me gratë e tyre nën burkën e fanatizmit fetar mesjetar. Mos vallë këtë e bëjnë se nuk e ndjejnë të tyrin Gjergj Kastriotin. Mesa shihen ngjarjet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të tyrin ata po konsiderojnë vrasësin e shqiptarëve, sulltan Muratin te cilit i falen në Kosovë, dhe kanë bërë të shenjtë tyrbe-varrin e kërrmës së sulltanit të Osmanëve që e ruajnë si sytë e ballit. Këtu nuk po shohim tolerancë. Çfarë tolerance të pretenduar, me të cilin term shiten dengla qeveritare në Europë, na paska Komuniteti Mysliman, kur jo vetëm që del e sfidon masivisht duke u falur në rrugë, por mbulon me burke edhe heroin kombëtar të shqiptarëve dhe një nga herojt më të shquar të kombeve të Europes, Gjergj Kastriotin.
Atëherë Komuniteti musliman kudo ku ndodhet në trojet shqiptare e ka kohën për të folur hapur e për të deklarohen janë apo nuk janë shqiptarë. Shqiptarë pa Gjergj Kastriot nuk ka e as ka për të pasur kurrë. Kjo sfidë e fanatizmit islamik oriental është turpi më i madh dhe çnderimi më i madh që i bëhet heroit kombëtar të shqiptarëve ne Atdheun e vet.
Dhe shteti hesht dhe bëhet njësh me ata që e mohojnë dhe e përdhosin zemrën e shqiptarizmës. Dhe për demagogji deklaron se viti 2018 do të jetë viti i Skënderbeut. Ja dhe prologu festiv i qeveritarëve tanë mediokër, e nisin vitin e Skënderbeut duke e futur nën burkën islame.
Dy vjet më parë kemi shkruar, i kemi rënë kambanës për të dëgjuar zërin e arsyes, por siç po shihet revanshi fetar është aq i egër e i vrullshëm sa nuk e përballon dot as Gjergj Kastrioti me figurën e tij madhore, monumentet e të cilit i gjejmë anë e mbanë Europës e deri në Amerikë. Është koha që ky revansh i hordhive të reja agresive neo osmano- islamike të fanatizmit fetar mesjetar të ndalet.
Çfarë kërkon feja në rrugë?!
E trishtueshme, mijëra njerëz falen në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? që i takon gjithë popullit, falen e përfalen me kurriz nga Heroi Kombëtar në bronz, Gjergj Kastrioti ? Skënderbeu. Kurriz më kurriz, për të mos thënë diç tjetër të rëndë. Po fundja le ta themi përderisa dhëmb aq shumë në shpirtin e atdhetarëve që kanë ideale kombëtare e nuk i zëvendësojnë ato me pasione fetare. Si mund publikisht në prani të mediave t?i kthesh masivisht të prapmen Heroit Kombëtar të gjithë shqiptarëve që është fytyra e dinjiteti i kombit shqiptar?
Pse është zgjedhur pikërisht ky vend, kur xhaminë e Etem Beut e kanë në krah të monumentit? Antagonizëm i shprehur në vizion, të cilin, veç atyre që e kanë sajuar ligsht e me qëllime të mbrapshta mohimi të Gjergj Kastriotit, të mos pandehim se bota e civilizuar nuk di të kuptojë domethënien e mesazhin që përcjell ky kumt. Dhe ky nuk është një kuptim i mirë. Ai e dëmton prestigjin tonë si shqiptarë në sy të mbarë botës. Gjergj Kastrioti mbrojti qytetërimin europian, kulturën evropiane përballë hordhive të lindjes që vinin e shkatërronin çdo gjë shqiptare mbi faqe të dheut. A meriton ai këtë përbuzje publike për hir të interesave të një feje, që në fund të fundi u soll nëpërmjet një pushtimi shumë shekullor dhe tashmë është prezent dhe duhet ta respektojmë për hir të parimeve të lirisë që na e mëson Europa e kulturuar me parimet e saj për lirinë e mendimit dhe besimit.
Gjithsesi, qoftë dalja masive dhe pozante e fesë nëpër rrugë është e frikshme. Cila është domethënia? Kështu nëpër vende publike nuk kanë dalë as në kohë të Ismail Qemalit, as në kohë të Vilhelm Vidit, as në kohë të Sulejman Delvinës, as në kohë të Ahmet Zogut, as në kohë të Enver Hoxhës. A është ky një revansh i qëllimshëm për të kundërshtuar apriori mendimin se raportet e përqindjeve të popullsisë, sa i përket besimeve, janë pothuaj të njëjta dhe shumica nuk është praktikante e rregullt e ritualeve të besimit të trashëguar nga prindërit. Pse duhet të pushtohen rrugët e sheshet që janë të qytetarëve pa dallime fetare. Pse duhet përpunuar lajmi mbi këtë dalje duke thënë se janë gjysmë milioni besimtarë myslimanë në shesh? Kujt i intereson kjo shifër e manipuluar, edhe kjo si gjithçka që manipulohet në këtë vend duke e pesëdhjetëfishuar. Si qytetar shqiptar nuk dua që asnjë lloj feje të manifestojë nëpër rrugë e vende publike që i takojnë gjithë qytetarëve. Këto pamje nuk e përfaqësojnë Shqipërinë. As të gjithë shqiptarët. Kështu është vepruar vetëm në kohën e Haxhi Qamilit dhe të Musa Qazimit. Kush e di historinë e Shqipërisë i njeh këto persona regresivë e fanatikë ekstremistë fetarë, të cilët i lidhnin atdhetarët e shkollarët shqiptarë me litarë e i hiqnin zvarrë shesheve si të ishin qen.
Kush na paska këto nostalgjira për kohë të perënduara. Çfarë është kjo ndodhi, si të ishim një vend i arab a i Lindjes se Mesme, që kryeministri shtron iftar. Le të shtrojë si e çfarë të dojë në shtëpi të vet e me shpenzimet e veta, por jo në institucionet e shtetit laik e paratë e popullit. Dhe nuk flet askush, vetëm mbllaçiten kameleonët e gazetarisë shqiptare që i lëpihen qeveritarëve. Nuk kanë çfarë duan fetë në punët e shtetit, as në instancat e shtetit. Bëni të paktën atë që bëri Ahmet Zogu, meqë kohën e Enver Hoxhës e mallkojmë të gjithë pa pasur as durimin të gjykojmë me kthjelltësi një epokë sado absurde të ketë qënë. Shteti nuk duhet të japë asnjë qindarkë për fetë. Ato të mbahen nga besimtarët e vet dhe të propagandojnë fenë në institucionet e kultit e jo nëpër rrugë. E frikshme. Ku po vemi kështu? Na sheh bota, na shohin edhe ata të ISIS-it e thonë e kemi terrenin e shtruar ndaj do ta pushtojmë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë. Po a jemi ne në gjendje t?i bëjmë ballë mizorisë?! Nuk besoj. Atëherë pse nuk i ndalojmë këto manifestime nëpër rrugë që të mos u krijojmë edhe të tjerëve iluzione të rreme mbi identitetin tonë si shqiptarë. Pse duam të japim një fytyrë tjetër për kombin, një fytyrë tjetër nga se e kemi. Nuk jemi shtet fetar. E për më tepër nuk kemi aspak tolerancë, sepse po të ishim tolerantë, nuk do të pushtonim sheshet publike që u takojnë gjithë qytetarëve. Me çfarë po bëjmë, nuk jemi pa rrezik, prandaj i përmblidhni pasionet e fesë brenda vetes dhe institucioneve fetare, objekteve të kultit që janë mbjellë anë e mbanë Shqipërisë.
Ta themi hapur, nuk mund të pranoj si qytetar shqiptar dhe atdhetar, të tilla dalje të çfarëdo feje a besimi nëpër rrugë e sheshe, i konsideroj revanshe madje të frikshme, jo thjesht për vete personalisht, por për fatin e popullit që aq shumë ka hequr në histori e meriton ndriçim të mendjes e përparim si kombet e tjerë të Europës, sepse ne nuk jemi Lindje, e për më tepër shumë travajë kemi hequr nga Lindja në histori. Në jemi Perëndim, ne kemi qenë e mbetemi në zemër të Europës, si një arterie jetëdhënëse. Kemi luftuar jo sot, por pesë shekuj më parë për kulturën dhe qytetërimin në të cilin edhe ne jemi pjesë e pandarë dhe jo mish i huaj i ngulfatur prej hordhive aziatike. Prandaj të kthjellohemi, asnjë iluzion për rrugë tjetër nuk duhet të ketë për ata që e konsiderojnë veten shqiptarë dhe atdhetarë të vërtetë edhe sikur për mbrojtjen e këtij qëllimi të kërkohet çdo sakrificë. Hoxhallarët e priftërinjtë tanë të nderuar të mos i ndërsejnë besimtarët e vet për t?i nxjerrë në rrugë, sepse rrugët e sheshet janë të gjithë popullit, në të cilët përfshihen edhe ata, të cilët janë të shumtë ndër ne dhe zotin e vet e quajnë me emrin shkencë.
/Citynews
Djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka vendosur të r...
Analisti dhe gazetari i njohur, Mentor Kikia, është bërë pje...
Kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë, Klevi Pojana pas n...
60 për qind e të gjithë azilkërkuesve që vijnë në Gjermani n...
Në kushtet kur opinioni publik shqiptar po diskuton me forcë...
I nxehti i kësaj vere duket se ka marrë fund me ardhjen e mu...
2340 Kg. kanabis Dita e parë e shtatorit u mbyll keq për na...
Vetëm 1 ditë pas debatit të fortë të lindur në Shqipëri për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Ditën e sotme në Mirditë po mbahet ceremonia e shugurimit t...
Zëvendësja e re e kryeministrit Rama, Senida Mesi ishte një ...
Rrjeti social “Instagram” ka miliona përdorues në të gjithë ...
Një zjarr i madh ka rënë në Dibër duke djegur sipërfaqe të m...
Për të qarë dhe për të qeshur njëkohësisht është ajo që ndod...
Imagjinata e natyrës mund të jetë e shumëllojshme dhe në të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikthyer në vëmendjen e pub...
Të shkuara janë ditët e buzëve të konturuara me kujdes deri ...
Para disa ditës në shëtitoren e Sarandës ndodhi një shkëmbim...
Për të disatën herë Myftiu i Tiranës Ylli Gurra i ka dhënë ...
Në kushtet kur Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...