web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bllokohet pika kufitare Kapshticë/Nuk do të mund të kaloni në këtë interval kohor, arsyeja

13 Korrik 2017, 11:00, Aktualitet CNA

Pika Kufitare e Kapshticës do të bllokohet nga pala greke, ditën e nesërme, nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

Lëvizja e automjeteve në këtë interval kohor është e ndaluar pasi do të ketë ndërprerje të punës si në hyrje dhe në dalje të kësaj pike.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë bën me dije se ndërprerja e punës do të bëhet për shkak të inagurimit të autostradës së re që lidh Pikën Kufitare të Kapshticës me autostradën e Kosturit./CityNews





Lajmet e fundit nga