Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
BE është i gatshëm e me vullnet, megjithë problemet që ka, t’i pranojë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Një Ballkan i stabilizuar sjell stabilitet në të gjithë Evropën, thotë eurodeputeti David McAllister për DW.
Deutsche Welle: Ekonomia në shtetet e Ballkanit Perëndimor po zhvillohet mjaft pozitivisht, megjithëse kuota e papunësisë me 20 përqind vazhdon të jetë shumë e lartë. Si mund të ndihmojë Bashkimi Evropian me perspektivën e tij të anëtarësimit?
David McAllister: BE do që t’i mbështesë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të gjashta kanë një perspektivë të qartë evropiane dhe ne duam ta nxisim integrimin. Shtetet po i afrohen BE me shpejtësi të ndryshme. Mali i Zi është sigurisht pararendësi për momentin. Serbia po bën përparime. Por ne duam që të gjashta shtetet t’i përmbahen kësaj rruge, sepse ka një gjë që ne e dimë shumë saktë këtu në Bruksel: stabilitet në Ballkan do të thotë stabilitet për të gjithë Evropën. Ne duam të eksportojmë stabilitet në rajon. Po të mos e arrijmë këtë, atëherë mungesa e atjeshme e stabilitetit mund të vijë tek ne.
A bëhet fjalë këtu, e thënë troç, vetëm për para, për të ashtuquajturat ndihma të paraanëtarësimit? Ose cili është thelbi?
Natyrisht që ndihma financiare ka rëndësi jetësore. Ne i shpenzojmë paratë, në mënyrë që këto vende të jenë në gjendje të anëtarësohen në BE. Bëhet fjalë për vende të reja pune dhe për rritje ekonomike. Bëhet fjalë për infrastrukturë dhe arsim. Ne duhet të ofrojmë një cilësi të mirë jetese në qytet dhe në hapësirën rurale. Natyrisht bëhet fjalë për para, por nuk është vetëm kjo. Ne duam të bëjmë edhe të qartë që një anëtarësim në BE të ketë efekt pozitiv te sipërmarrjet dhe shoqëria. Por anëtarësimi në BE është edhe punë e rëndë.
Ekziston shumë zhgënjim tek njerëzit në shtetet e Ballkanit Perëndimor, sepse afrimi me BE dhe procedurat e anëtarësimit po zgjat që prej 17 vjetësh. Kur do të marrë fund pritja?
Në vitin 2013, kur Kroacia u bë anëtare e BE ne pamë se vende, që kanë bërë pjesë në ish-Jugosllavi, kanë mundësi që të anëtarësohen në BE. Mendimi im është se një vend, që mbështet vlerat tona dhe që kalon një proces shumë të ndërlikuar anëtarësimi, do të hyjë në BE, sapo të jetë me të vërtetë gati. Pra në radhë të parë varet nga shtetet kandidate, si do të avancojnë punët. Ne po shohim përparime. Mali i Zi negocion për 20 nga 39 kapitujt e anëtarësimit. Serbia ka 10 kapituj të hapur. Po të eci gjithçka pa probleme, Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarësimit. Tri shtetet e tjera, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë pak më mbrapa, por kanë një perspektivë të mirë.
A është i gatshëm për anëtarësim Bashkimi Evropian?
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e bëri të qartë se në këtë legjislaturë (deri në qershor 2019) ne nuk do të pranojmë asnjë vend. Por kjo ishte edhe e qartë, sepse BE është ende duke përpunuar zgjerimet e viteve 2004, 2007 dhe 2013. Në parim Bashkimi Evropian është i aftë dhe i gatshëm për pranim. Por më parë duhet të marrë përgjigje pyetja, nëse shtetet kandidate janë vërtet të gatshme dhe që t’i kenë zbatuar me të vërtetë reformat. Kemi nevojë për përparime në gjërat themelore, në sundimin e së drejtës, në lirinë e medieve, në demokracinë e fortë, në të drejtat për opozitën, në tolerancën fetare. Këto janë vlerat kyçe. Megjithë disa hapa pas, unë jam optimist që shtetet e Ballkanit Perëndimor do të zhvillohen në këtë drejtim.
David McAllister (46) është deputet në Parlamentin Evropian. Politikani i CDU-së kryeson atje Komisionin e Punëve të Jashtme dhe konsiderohet ekspert i Ballkanit Perëndimor./DW
Disa gjyqtarë dhe prokurorë po tentojnë të nxjerrin jashtë S...
Më 12 korrik 2017, Ministri i Punëve të Jashtme mori pjesë n...
CityNews mbrëmjen e djeshme publikoi peticionin e ngritur nd...
Kohët e fundit në rajonin e trazuar të Ballkan janë hapur sh...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa ka uruar mëngjesin pë...
Një skandal ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Spitalin ...
Ish ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj,...
Policia ka arrestuar një 44 vjeçar nga Lezha, pasi ushtronte...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e enj...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar ashp...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas mesnate në li...
Vapa që ka pllakosur vendin tonë ka nxitur shumë njerëz që t...
Pas tregtisë së drogës është biznesi i dytë më fitimprurës n...
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e keqe gjate kësaj dite....
Paralajmërimi ishte dhënë disa muaj më parë dhe tani ka ndod...
Dhimbja e kokës është shumë shqetësuese për miliona njerëz n...
Pak ditë më parë, reperi i njohur Capital T publikoi hitin e...
Lista e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për vitin 2017 ka ...
Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka publikuar dje hitin e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...