web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emergjenca mjedisore/Edi Rama zbulon aksionin më të ri të Forcave të Armatosura

13 Korrik 2017, 08:33, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa ka uruar mëngjesin për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ka zbuluar aksionin më të ri të Forcave të Armatosura.

Me anë të një postimi, Rama bën të ditur se për shkak të emergjëncës mjedisore, Forcat e Armatosura do të angazhohen në terren për të pastruar çdo centimetër rrugë, në mënyrë që të kemi një mjedis më të pastër.

?Ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Qafë Thanë ? Pogradec. Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmet rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër?- shkruan Rama./CityNews





Lajmet e fundit nga